• |
ide | kryesore

Korça përfshihet nga reshjet e dëborës, rreth 500 familje mbeten pa drita

Lajme, Të fundit
dëborës



Me rënien e temperaturave, Korça është përfshirë nga reshje intensive dëbore. Aktualisht ka vështirësi në qarkullim në segmentin rrugor ‘Shtyllë-Panarit’. Aty dëbora arrin deri në 60 cm. Në segmente të tjera të qarkut, nuk paraqiten probleme, por shoferët duhet të jenë të pajisur me goma dimërore.

Ndërkohë, për shkak të motit të keq raportohet që rreth 500 familje në gjithë qarkun janë pa energji elektrike. Sakaq ARRSH njofton se vijon punën në qarqe të tjera si: në aksin Tamarë-Vermosh, Qafë Thore-Bogë dhe në Valbonë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *