• |
ide | kryesore

Tjetër rekord në Shqipëri/ 1130 raste të reja me Covid, 13 jetë të humbura

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat antiCOVID duke vendosur maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë; duke shmangur grumbullimet dhe duke ruajtur distancimin fizik; duke u kujdesur për higjenën vetjake, në mënyrë që të parandalohet përhapja e COVID-19.

Ju njohim me situatën e COVID19 në 24 orët e fundit si vijon:

Janë kryer 4539 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 1130 qytetarë Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

535 raste në Tiranë, 82 në Elbasan, 59 në Kurbin, 46 në Durrës, nga 35 raste në Fier, Vlorë, 25 në Sarandë, nga 23 raste në Korçë, Berat, 18 në Shkodër, 16 në Kavajë, nga 15 raste në Lezhë, Mirditë, 14 në Pogradec, 13 në Kamëz, 12 në Kukës, 11 në Ura Vajgurore, 10 në Delvinë, 9 në Lushnje, nga 8 raste në Gramsh, Kuçovë, nga 7 raste në Krujë, Dibër, Kolonjë, nga 6 raste në Mat, Përmet, Cerrik, nga 5 raste në Librazhd, Divjakë, Roskovec, Peqin, Patos, nga 4 raste në Has, Tropojë, Mallakastër, Gjirokastër, Memaliaj, Vorë, nga 3 raste në Prrenjas, Skrapar, nga 2 raste në Devoll, Pukë, Tepelenë, Belsh, Bulqizë, Shijak, Maliq, Libohovë, nga 1 rast në Rrogozhinë, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Malësi e Madhe, Himarë, Poliçan, Dropull, Këlcyrë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 656 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 50,875 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 431 pacientë, 25 në terapi intensive nga të cilët 12 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 13 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID. 6 qytetar nga Tirana, 1 qytetar nga Korça, 1 qytetar nga Lezha, 1 qytetar nga Mirdita, 1 qytetar nga Klosi, 1 qytetar nga Mati, 1 qytetar nga Delvina, 1 qytetar nga Kruja, të moshave 28 -80 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në linjën e gjelbër 0800 40 40 për të mësuar mjekun tuaj të familjes dhe për të kontaktuar me të. Gjithashtu, telefononi në numri unik 127 i Urgjencës Kombëtare mund të telefononi kur dyshoni se keni shenja të sëmundjes dhe duhet të kryeni testimin për COVID19 apo nëse keni nevojë për trajtim të specializuar spitalor në spitalet COVID.

COVID-19 – Statistika (6 Shkurt 2021)

Raste të reja ditore 1130

Të shëruar në 24 orë 656

Të shtruar në spitale 431

Humbje jete në 24 orë 13

Testime ditore 4539

Testime totale 381,941

Raste pozitive 84,212

Raste të shëruara 50,875

Raste Aktive 31,891

Humbje jete 1446

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 18363

Fier 2689

Durrës 1731

Shkodër 1512

Vlorë 1487

Elbasan 1540

Lezhë 1115

Berat 936

Korçë 983

Gjirokastër 659

Kukës 465

Dibër 411



2 Comments

  1. Është fare e thjeshtë e normale.
    Sa më shumë testime të bëhen, aq më shumë të infektuar do të dalin.
    Nuk bëheshin në Shqipëri vitin e kaluar në dhjetë muajtë e parë më shumë se tre katërqind testime në 24 orë.
    Në javën e parë të shkurtit po bëhen tre – katër mijë testime në 24 orë.
    Pra dhjetëfishi i testimeve ka nxjerrë dhjetëfishin e të infektuarve.
    Peoblemi është tek strategjia e dyshimtë e kësaj qeverie në trajtimin e pandemisë..
    Kur e pa Rama se ngeli pa vaksina , ndoshta edhe nga propoganda se pandemia ishte trajtuar me “sukses”, u kujtua që të bënte ate që kanë bërë të gjitha shtetet e Europës, shtimin e testimeve.
    Për fat dolën edhe vaksinat e shpejta dhe mbrenda gjysëm ore verifikohen të infektuarit.
    Ndërkaq , vërtetë që Tirana ka përqëndrimin më të madh të popullsisë në Shqipëri, po si është e mundur që Tirana ka aktualisht një numur më të madh të infektuarish aktivë nga Covidi, sesa të dy shtetet fqinjë , Maqedonia e Kosova të mara bashkë ?
    Duke ndjekur politikat djallëzore të Ramës që lidhen me zgjedhjet, padashur të shkon mëndja në dyshimin se me afrimin e tyre, “komiteti” në kokën e Ramës mendon që të pengojë fushatën duke e motivuar me shtimin e infektimeve. Kjo situatë sigurisht që e vështirëson fushatën e opozitës pasi PS e ka të zgjidhur problemin me administratën qëndrore e lokale.
    Nuk është çudi që KQZ të marë vendimin që votimet të bëhen me postë si në SHBA.
    Në SHBA ndonjë manipulim votash postare mud të verifikohet lehtazi nga administrata e organet e drejtësisë, po cila drejtësi e cila administratë do të mund ta verifikojë këtë manipulim në Shqipëri ?
    Të tërheq vëmëndjen gjithashtu se pas fillimit të ndërtimit të spitalit rajonal në Fier, në këtë qark janë shtuar mesa duket testimet e të infektuarit e qarku i Fierit zë vendin e dytë tani pas Tiranës për infektimet.
    E ka edhe kjo manovër qëllimin e saj propogandistik.
    Myzeqenë e Mallakastrën po i shpëton nga Covidi timonieri i madh me ndihmën e pakursyer të vëllait Erdogan.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *