• |
ide | kryesore

Video/ Një stadium me anije pirate e topa që qëllojnë: Ja ku do të luhet Super Bowl

-Instant, F1, Sport, Video



Në mbrëmjen mes të dielës 7 e të hënës 8 shkurt, në orën 00.30 me orën tonë, Tampa Bay Buccaneers e Kansas City Chiefs do të përballen për edicionin e 55° të Super Bowl. Sfida do të zhvillohet në Raymond James Stadium të Tampas: ja historia që duhet të dini…

Për herë të parë në 55 edicione një skuadër do të luajë në shtëpi Super Bowl: në Raymond James Stadium. Shtëpia e Tampa Bay Buccaneers, do të mirëpresë në fakt aktin final të sezonit NFL, mes Bucs, pikërisht, e Kansas City Chiefs. Është hera e tretë që ky stadium mirëpret Super Bowl dhe e pesta që zhvillohet në qytetin e Floridas. Ishte një referendum popullor që i dha start projektit të ndërtimit të impiantit, plotësisht i financuar me fonde publike. Projekti parashikonte edhe përmirësimin e zonës së stadiumit, nga shkollat në infrastrukturë, me kosto totale prej 168 milionë dollarë. Impianti u inaugurua në vitin 1998. Raymond James Stadium, që është shtëpia edhe e skuadrës universitare të South Florida Bulls mund të mirëpresë 65.890 spektatorë. Pa mbulesë, stadiumi ka një formë oktagonale, por karakteristika që e bën unik mes impianteve të NFL është anija e piratëve: një strukturë e madhe betoni e lartë 31 metra e me peshë 43 ton, vendosur në krahun verior. Sa herë që Buccaneers shënojnë, topat e saj qëllojnë, mëkat që gjatë këtij Super Bowl ceremonia nuk do të kryhet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *