• |
ide | kryesore

Basha: Rama po fsheh të vërtetën me propagandë

-Instant, Lajme, Të fundit



Kryetari i Partisë Demokratike të Shqipërisë Lulzim Basha, në një deklaratë për mediat, duke folur për pandeminë e koronavirusit, deklaroi se situata është shumë e rëndë.

Basha theksoi se për gjendjen nga Covid-19 ka vetëm një fajtor, e ai është Edi Rama. Lideri opozitar nënvizoi se shumica e shqiptarëve nuk e do më Ramën, prandaj ai është e shkuara.

Më tej, Basha deklaroi se shqiptarët do të kenë një kryeministër, që do të tregojë përgjegjshmëri dhe do të dërgojë paratë e shqiptarëve në xhepat e tyre e jo në xhepat e pak njerëzve.

“Ka një njeri përgjegjës pse situata ka shkuar këtu. Pozitiviteti në testime është në nivele rekord. Rama ka ndjekur një filozofi, që të fshehë të vërtetën. E vërteta nuk fshihet me propagandë.

Rama për shumicën dërrmuese të shqiptarëve është e shkuara. Shqiptarët do kenë një kryeministër, që paratë e tyre do të shkojnë tek ta, nuk do kenë kryeministrin si gogol, që gënjen e shpik. Pas 8 vitesh dështime, do të gënjejë”, tha Basha.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *