• |
ide | kryesore

Bylis godet më shumë portën, Vllaznia pëson më pak: statistika befasuese në gjysmën e parë e kampionatit

-Instant, F1, Sport



Pas 18 javësh të luajtura në Kategorinë Superiore skuadrat shqiptare janë konfiguruar tashmë plotësisht, ndonëse ka mbetur ende edhe gjysma e ndeshjeve për të përfunduar garën. Ky është gjithashtu një moment i rëndësishëm për të krijuar një ide të qartë për fizionominë e lojës, sepse të gjitha skuadrat kanë luajtur nga dy herë me çdo kundërshtar dhe mund të kenë krijuar tashmë një ide mbi vlerat e skuadrave, edhe nëse inercia e ndeshjeve të fundit, të bën të mendosh për surpriza të mundshme në terma afatgjatë.

Vlera që tregon më së miri sesa prodhon një skuadër dhe vuan janë gjuajtjet drejt portës. Duke parë statistikat mesatarisht për 90 minuta të gjuajtjeve të bëra dhe të pësuara, mund të kemi vlerësime të mira mbi progresin e ekipeve, edhe pse ky klasifikim i veçantë rezervon jo pak surpriza. Skuadra që ka gjuajtur më shumë herë drejt portës kundërshtare është pikërisht Bylis, e ndjekur nga Kukësi dhe Vllaznia. Mirëpo, skuadra shkodrane është ajo që pëson më pak gjuajtje drejt portës, ndërsa Apolonia është skuadra që pëson më shumë goditje.

Po të marrim në kompleks statistikat, vëmë re se diferenca mes gjuajtjeve në portë të pësuara dhe atyre te realizuar mesatarisht për 90 minuta, shpërblen pikërisht Vllazninë, që është e para në këtë klasifikim të veçantë, ndërkohë që ndëshkon rëndë Apoloninë, Skënderbeun dhe Kastriotin, që është edhe skuadra që gjuan më pak në portë në këtë kampionat.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *