• |
ide | kryesore

Vijojnë protestat në Mianmar, protestuesit qëllohen nga policia me plumba gome

-Instant, Lajme, Planet



Policia në Mianmar ka qëlluar protestuesit me plumba gome gjatë një demonstrate në kryeqytetin Nay Pyi Taw, ndërsa mijëra kundërshtuan policinë.

Ujë me presion dhe gazi lotsjellës janë përdorur gjithashtu kundër protestuesve që kërkojnë rivendosjen e demokracisë pas një grusht shteti që rrëzoi nga pushteti qeverinë e zgjedhur. Sipas BBC, të paktën 2 protestues janë plagosur rëndë.

Kjo është dita e 4 e protestave megjithëse kufizimet e reja anti covid janë futur në fuqi që nga e hëna. Sipas masave të marra, nuk lejohen tubimet e mëdha publike dhe është zbatuar ora policore në disa qytete, me udhëheqësin ushtarak Min Aung Hlaing që paralajmëron se askush nuk është mbi ligjin.

Protestuesit në Mianmar kanë kërkuar lirimin e udhëheqëses së zgjedhur Aung San Suu Kyi, së bashku me drejtuesit e lartë të Partisë së saj: Lidhja Kombëtare për Demokracinë (NLD). Ajo u arrestua pasi ushtria mori pushtetin, duke pretenduar se zgjedhjet ishin të manipuluara.

Ushtria ka shpallur  gjendjen e jashtëzakonshme që pritet zgjasë një vit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *