• |
ide | kryesore

Partinë për Akademinë/ Pazari që mban Gjinushin në krye të Akademisë së Shkencave

Arkiva, Kryesore, Lajme, Syri i Lapsit
Gjinushi



Skënder Gjinushi kapi një mandat të dytë në krye të Akademisë së Shkencave. Kur gazetarët i kujtuan se vërtet fitoi por se nuk kishte asnjë tjetër në garë me të, ai dha një përgjigje cinike.

“Vazhdoni t’i bini të njëjtës këmbanë” dhe se ata “nuk mund të ishin më të mençur se 53 akademikë”. 

Me gjasë, kjo është e vërtetë. Akademikët që votuan Skënder Gjinushin supozohet të jenë elita intelektuale e kombit, pasardhës të Aleks Budës, Eqrem Çabejt, Lasgush Poradecit dhe shumë emrave të tjerë, që i bëjnë nder vendit.

Problemi është se zgjedhja e Gjinushit në krye të Akademisë së Shkencave ka një sfond krejt tjetër. Ajo nuk është produkt i përballjes së alternativave, projekteve, vizionit për ringritjen e akademisë, por është thjesht një pazar banal politik mes Gjinushit dhe Ramës.

Prej dy dekadash, Skënder Gjinushi ishte kryetar i Partisë Socialdemokrate, një aleate e përhershme e Partisë Socialiste, por që po tkurrej nga një proces zgjedhor në tjetrin.

Në Maj të vitit 2019, Gjinushi dha dorëheqjen papritur dhe disa ditë më pas u zgjodh në krye të Akademisë së Shkencave. Drejtimin e partisë e mori fillimisht Engjëll Bejtja, por më pas partia i kaloi Tom Doshit, që më herët ishte përjashtuar nga Partia Socialiste.

Në prapaskenë të pazarit që i kalonte Tom Doshit PSD-në ishte kryeministri Edi Rama. Mbështetjen për Gjinushin, kryeministri nuk e fshehu asnjëherë.

Lexo edhe: Shpjegimi/ Si po e ul Rama qepenin e Akademisë së Studimeve Albanologjike

Lexo edhe: Tom Doshi: Benet Beci nuk e fitonte dot Shkodrën pa mua

Lexo edhe: Shifrat/ Si u bë parti e tretë PSD e Tom Doshit

Si pjesë e marrëveshjes së fshehtë mes Gjinushit dhe Ramës ishte edhe qoka që kryeministri e bëri duke nxjerrë të jashtëligjshme Akademinë e Studimeve Albanologjike. Me anë të një kontrolli formal dhe që u kundërshtua nga fort nga disa studiues, akademia u shpall e jashtëligjshme në mënyrë që studiuesit e saj të detyroheshin të kalonin në strukturat e Akademisë së Shkencave.

Pas 4 vitesh Gjinushit iu desh një mandat i dytë por ligji e pengonte. Ligjërisht nuk lejohej që një kryetar të zgjidhej në dy mandate njëri pas tjetrit dhe të ishte më shumë se 75 vjec. Socialistët, siç duket synojnë ta mbajnë Gjinushin gjatë në krye të akademisë së shkencave. Ata ndryshuan ligjin përmes polemikave dhe hoqën ndalesat duke i hapur rrugë rikandidimit të tij për një mandat të dytë.

I njëjti pazar i siguroi mazhorancës disa vota më shumë në parlament. Në zgjedhjet e vitit 2021, Tom Doshi mori 3 deputetë me logon e PSD-së. Partia Socialiste mori 74 deputetë, por nëse rezultati do ta kishte nxjerrë kokë më kokë me koalicionin opozitar, tre deputetët e PSD-së do të kishin qenë një garanci e mirë për të bërë shumicën.

Po ashtu, në zgjedhjet e 14 Majit, Partia Socialdemokrate pati një rezultat spektakolar. Ajo u rendit në vendin e katërt për nga numri i votave dhe i posteve në këshillat bashkiakë të Shqipërisë.

Duhet theksuar këtu fuqia e Tom Doshit në Shkodër, pa të cilën Partia Socialiste nuk do të kishte fituar dot bashkinë për herë të parë në 30 vjet.

Për të parë më shumë VIDEO si kjo bëni një like për faqen e re në Facebook Lapsi Videos 

Prandaj dhe gazetarët, të cilët vunë në dyshim procedurat që i dhanë Gjinushit një mandat të dytë, ndoshta nuk kanë kryer studime dhe botime shkencore, por fakti që ata guxojnë të ne dyshim falsitetin e zgjedhjes së tij falë pazareve politike në prapaskenë, i bën ata shumë më intelektualë, se akademikët që e votuan kokulur Gjinushin në krye të institucionit. ©LAPSI.AL 



12 Comments

  1. ca bohet kshu mer ja qifsha robt rilindjes?! E kane kapur per fyti kete vend ne cdo hallke, me parti, me particka, me blerje dhe shkaterrim opozite, me akademira, me ojf-ra, me biznese droge etj etj. Dhe me e dhimbshme eshte se gjysma e pupullsise akoma adhuron Enver Hoxhen e PKSH dhe EDver Ramen e PKSH se rilindur.

    1. Artikull per te kundershtuar Kryetarin e zgjedhur dhe jo per te cekur thelbin e problemit. Pyetja dhe analiza duhej shtruar ndryshe. Pse nuk ka konkurente te tjere ne gare? E nese asnjeri nuk ndjehej i denje per ate vend ta gezoje konkurenti pjesmarres ne gare. Emri s ka rendesi. Te thuash mos kandido ti ,dhe ma dhuro vendin ti nuk ka kuptim,pervecse per qaramanet.

    2. Kjo skenderrrka bushter ka lindur qe ne djep.
      Nje spiune dhe monster pragqire.
      Njesoje si kristaqo perdhunuesi me pjellen e tije ramut olsiana dhe greg ziu.

  2. Kryetari i Bythelepireseve , nje me emer Skender çfare mund te presesh ? thotë:

    Nje BYTHELEPIRES i Enverit si mund te jete KASh , gjitthçka mund te jete ky BYTHELEPIRES I perjetshem veç akademik nuk eshte , mund te jete Spiun , Bastard , Mafioz , por intelektual kurre .
    Mjere ky vend .

    1. E drejte deri diku si argument por kush do te merrte pjese ne gare kur ishte e sigurte qe cdo gje ishte e mbyllur. Si i bie qe edhe Enveri e ka patur hallall se si dilte njeri kunder ? Kur gjerat jane te manipuluara dhe per me.teper jane.mbyllur te gjitha rruget se ku mund te ankohesh kunder padrejtesise, atehere morali bie dhe mbetet o ti besh naften ketij vendi ose te shofesh punen tende me.shprese se nje dite ai do ta marre nga zoti ate qe i takon….

  3. Nga kryetar Partie ne kryetare akademie , si ne Afganistan, çudira boterore bejne komunistet shqiptare

  4. Skuptojn nga ajo ane derrat e Pd dhe sorrat e barazlarguara: megjith vlerat e paduskutueshme teDhjerokracise, ka ndonje fushe ku ajo thjesht s’mund te aplikohet. Nje nga kto pak fusha qe s’pysin per Dhjerokraci esht ajo e DITURISE.
    Si tha ai te skeci estrades, une jam vllai vogel, tha, po di me shume se vllezrit me te medhenj 🤣

  5. protesta e paralajmëruar nga Berisha më 16 tetor, ditën e lindjes së udhëheqësit të tij shpirtëror Enver Hoxha që e kishte “revolucionin’ në ‘ADN’-në e tij publicistike dhe udhëheqëse, para liderëve të BE të mbledhur prap në Tiranë në Samitin e Procesit të Berlinit, të dështonte me shumë sukses.

  6. Fli gjume DASH dhe ambasada amerikane ne Tirane, Tom Doshi nga ju non grada po mbeshtet kete qeveri mafioze dhe ju beni sehir, politikat tuaja jane foshnjarake dhe kriminale.

  7. Hajde flit per akademike masnaj qe do bojn platforma per politik te jashtme te brendshme etj etj . Akademike leshi qe i tredh edi rama kur te doje e si te doje

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *