• |
ide | kryesore

Shpjegimi/ Si po e ul Rama qepenin e Akademisë së Studimeve Albanologjike

Arkiva, Kryesore, Lajme



“Duhet krijuar poli i shkencës” me këto pak fjalë Skënder Gjinushi shpjegoi një operacion që ka nisur qeveria Rama për t’i kaluar në varësi të tij 4 institutet e Akademisë së Studimeve Albanologjike.

Si kryetar i Akademisë së Shkencave, Gjinushi shpjegoi edhe synimet që ka për t’ia rikthyer shkëlqimin e dikurshëm institucionit që drejton. Për këtë i duhen institutet e Albanologjisë; i pari ai i Historisë, i dyti i Gjuhë-Letërsisë, i treti i Arkeologjisë dhe i katërti, i Antropologjisë Kulturore dhe i Studimit të Artit.

Dikur albanologët kishin qenë në varësi të Akademisë së Shkencave, por që pas krijimit të Akademisë së Studimeve Albanologjike qendra e gravitetit lëvizi dhe dalëngadalë u larguan edhe studiuesit.

Përvoja e politikanit të rrahur me vajin dhe uthullën e dy sistemeve e ka mësuar Gjinushin të lëvizë gurët e duhur për qëllimet e tij.

Gjatë bisedës në studion e News24, la të kuptohet se Edi Ramën e kishte bindur se institutet e “Albanologjisë” duhej të riktheheshin te “Shkencat”.

“Rama ka pas këtë bindje, dhe shumë të tjerë në opinion; që akademia e mëparshme shkëlqente, ndërkohë që kjo e sotmja është e zbehur. Arsyeja kryesore e zbehjes ishte politika ndaj saj dhe pikërisht heqja e instituteve. Si një pemë që i pret rrënjët dhe thua: Pse po thahet? Me këtë reformë, Rama nga më skeptikët, u bë pozitiv” u shpreh Gjinushi që tashmë është shndërruar në personifikimin e të keqes për profesorët e albanologjisë.

Ledi Shamku në parlament gjatë një prej seancave parlamentare
Ledi Shamku në parlament gjatë një prej seancave parlamentare

Një prej tyre, është Ledi Shamku, gjuhëtare, studiuese dhe ish- deputete e Partisë Socialiste, e cila këto ditë ka provuar mbi lëkurë se çfarë do të thotë të jesh në anën tjetër të llogores. Në një intervistë në Top News, Shamku tregoi se si qeveria u kishte çuar një grup pune për kontroll të ligjshmërisë. Pas 5 vitesh nga hartimi i statutit, Akademia e Studimeve Albanologjike na doli se ishte e paligjshme.

“Te ne është paraqitur nga muaji Shkurt, një grup i ngritur enkas, i posaçëm për të vlerësuar kushtet e ligjshmërisë, quhej VKL, procesi i Vlerësimit të Kushteve të Ligjshmërisë. Kanë ardhur te kjo sallë. Kanë pasur të gjithë dashamirësinë tonë, një grup i përbërë nga 7 ekspertë të fushave të ndryshme, të atashuar pranë Ministrisë së Arsimit për të hartuar një raport mbi kushtet e ligjshmërisë. Na kanë sjellë një draft-raport, i cili më vjen keq ta them por ishte thellësisht tendencioz, por edhe i pavërtetë, përveçse kishte mangësi të thella ligjore në daçi, por edhe në procedurë. Ne i jemi përgjigjur brenda të gjitha afateve të ligjit. Kemi çuar një kërkesë tonën pas një mbledhjeje senati, se jemi strukturë demokratike funksionojmë me senat si çdo universitet tjetër. Jemi përgjigjur me një draft-raport prej afro 48 faqesh ku argumentonim zë për zë të gjitha shpërnjohjet, pasaktësitë, por edhe të pavërtetat edhe magësitë ligjore që kishte ky draft-raport. Më vjen keq të them që asnjë nga përgjigjet tonë, thellësisht profesionale nuk u morën parasysh dhe vetëm të premten pasdite, pra pas mbarimit të orarit të punës, na erdhi një version përfundimtar i raportit, i firmosur nga nëngrupi i punës dhe Minitria e Arsimit, në të cilin sugjerohej mbyllja e Akademisë së Studimeve Albanologjike sepse ishte në papajtueshmëri me ligjin. Pastaj në rrugë krejtsisht informale se nuk kemi pasur asnjë komunikim me shtetin sa i takon fatit të Albanologjisë, por në rrugë krejtësisht informale erdhëm në dijeni të përgatitjes së një projekt-vendimi të këshillit të ministrave që do të merrte vendim për mbylljen e Albanologjisë. E njoh përmbajtjen e asaj VKM. Nga mediat e mora vesh të them të drejtën. Dhe kjo është e pahijshme dhe e pakëndshme për raportin etik midis publikes dhe publikes” shpjegoi Ledi Shamku.

Nga shpjegimi që dha Skënder Gjinushi, kuptohet se qëllimi i qeverisë është ringritja e Akademisë së Shkencave, ndërsa nga shpjegimi i Shamkut kuptohet se është zgjedhur një mënyrë brutale për t’ia mbyllur gojën profesorëve.

Qeveria nuk i ka hyrë negociatave, as nuk është lodhur të bëjë konsultime as sa për sy e faqe.
Thjesht ka urdhëruar një “skuadër ekzekutimi” tek Albanologjia, ka bërë një kontrolli dhe e ka nxjerrë në paligjshmëri. Nga aty firmoset mbyllja e institucionit dhe profesorët le të zgjedhin, ose do të mbesin pa punë, ose të transferohen tek Gjinushi.

“Kam qenë deputete, anëtare e Komisionit të Edukimit. Atë ligj (Ligjin e Arsimit të Lartë) e kam kaluar në duar jo nen për nen, por fjalë për fjalë dhe e kam mbrojtur vetë me shumë argument dhe logjikë në parlament. Ju them me përgjegjësi të plotë që Akademia e Studimeve Albanologjike nuk është jashtë ligjit të Arsimit të Lartë” siguron Ledi Shamku.

Ajo tashmë e ka konstatuar se raporti është thjesht një formalitet, edhe se urdhri për mbylljen e ASA ka ardhur nga lart, por ngulmon ta sqarojë edhe këtë pikë.

Metodat me të cilat po zbatohet vendimi për studiuesit nuk janë shumë të ndryshme nga ato që Rama ka përdorur kundër biznesmenëve që nuk i honeps dot, politikanëve kundërshtarë, artistëve idealistë, apo mediave që e denoncojnë etj.

Ndër vite profesorët nuk janë dëgjuar ndonjëherë të ngrenë zërin. As për çështje që ishin në sferën e tyre profesionale. Sado cinike të duket, këto ditë kur puna dhe mundi i tyre është në fije të perit, këtë ia kujtoi Auron Tare në profilin e tij në Facebook. Mes të tjerash, ai shkruajti: “Askush nga këta dijetarë të Institutit të Arkeologjisë nuk folën asnjë fjalë për betejën për të mirën publike në Durrës, Lulishtja 1 Maji, për shkatërrimin e rrënojave arkeologjike të Velierës (në fakt i legjitimuan me një gërmim të turpshëm dhe autorin e “graduan”) Beteja për Teatrin, Beteja per amendamentin e turpshëm të Ligjit te Trashegimise Kulturore, Beteja për Butrintin”



20 Comments

  1. Halle bythe.

    Ne po e bejme Shqiperine qender turistike e investimesh imobiliare (leku vuuu) ju merreni me karlliqe.

    Pastaj me falni, e dini apo s’e dini ju qe Gjinushi eshte edhe si bicim Gjeniu?!

    Dhe keta Te Tanet qe bejne gerr verr majtas djathtas kam pershtypjen qe kane dash ndonje post qe ne s’ja kemi dhene.

    I miri i nenes je vetem per mamin tat. Ne te miret i provojme in action. Cdo 2 vjet. Per zgjeshje lokale dhe kombetare.

  2. “Basha nuk votoi më 14 maj” – Kryetari i Degës 8 i përgjigjet gazetarit të familjes Berisha: Gënjeshtër e neveritshme

  3. Askush ne Shqiperi nuk e di se cfare shkence prodhon apo menazhon akademia e shkencave.

    me se shumti eshte nje azile pleqsh qe e kane ngrene qyl edhe kur ishin te ri. Me ato para qe

    paguhen per te bere llogje, dhe me ato shpenzime zyrash do te ishte shume me e dobishme te

    ndertonin disa nevojtore per hallezhijte. Edhe ato institutet gjoja te albanologjise jane thjeshte

    qendra gerrverresh pa asnje dobi. te gjitha studimet akademise dhe instituteve te albanologjise

    nuk kane ecur me perpara se themeluesi i albanologjise Johann Georg von Hahn qe ka vdekur ne

    vitin 1869. Dhe te gjitha keto per nje gje te thjeshte : Nuk ka asnje fakt shkencor te pakontestueshem

    nuk ka asnje burim historik, gjuhesor, letrar, arkeologjik , asnje mbishkrim te vetem, mbi prejardhjen

    ilire apo me heret pellazge te shqiptareve te sotem. Edhe sikur te ishim me te vjetrit e botes,

    edhe sikur te ishim ne keto troje qe nga koha e Adamit dhe Eves kjo nuk perben kurrfare burimi

    krenarie, perkundrazi, tregon se per mijera vjet nuk qeme te zotet te leme nje shenje ne historine

    apo kulturen e botes. Edhe ato qytete te lashta bregdetare ku lulezoi arti antik si Butrinti, Apolonia,

    Durresi etj i kane ndeertuar e shijuar te tjeret, ne edhe nje teater qe kishim e kishin ndertuar

    fashistet dhe e prishen neokomunistet e rilindjes.

  4. Do behet pallat, lali Eri ka dhene lejen e ndertimit per kulle shumekateshe. Si puna e teatrit do veje dhe kjo.
    Kot nuk ia dhame votem lali Erit!?

  5. Jo qepenin ta ule, por te ju qije robt ketyre « shkenctareve » qe vetem i lepijbe bythen ketij skizofreni dhe si intelektuale e shkencetare qe jane nuk pipetijne per gjerat me uleritese qe po i behen ketij vendi dhe kesaj shoqerie. Robt jua qije dhe ta marin vesh kur te marin rruget e kurbetit ne moshe pensioni apo te shkojne te punojne roje parkingu te Tom Doshi e kompani.

  6. E votuat prap PS ne pushtet?! Tani pritini të gjitha, ta mbani me shëndet! … Kjo vlen edhe për ata që nuk denjuan të votojnë fare.

    … Tani o burra hypjani gomoneve!

  7. Ishte e pritshme kjo sjellje brutale e nje injoranti mediokerr si mafiozi Edi Rama. Ai zbaton pike per pike ideologjine enveriste te eleminimit te cfardo dhe kujtdo qe “devijon” vijen e “partise” pra te veten, dje Enverit, dhe sot Rames. Eshte pikerisht devijesa qe perben kercenimin madhor ndaj diktatures enveristo-ramiste. Prisni prisni se keni per te pare marrina me te medhaja se kjo!

    1. Keta shkencetaret nuk i degjuam te protestonin kur u prish Stadiumi, Teatri…thote nje fjale e urte: cfare sheh ne koder, prite ne voter.

  8. Përfshirja e instituteve të historisë, albanologjisë dhe gjuhësisë është nevojë imediate për Akademinë e Shkencave, e cila me Gjinushin, jo vetëm mbeti jashtë loje, por u bë skenë humori me zgjedhjen e kryetarit kolltukofag i përjetshëm.

    Aktualisht tentohet rishkrimi i historisë, teksa strategjia e Shqipërisë turistike ka shtruar nevojën e thellimit në fushat e arkeologjisë e antropologjise.

    Po ashtu, né kushtet e globalizmit, për popujt e vegjël, por kombe të vjetër si Shqiperia, çështjet e evidentimit dhe ruajtjes së identitetit kombëtar dolën në plan të parë, pra gjuhësia, zakonet e traditat, si elementet thelbësore të një kombi.

    Këto fusha dhe studjuesit e tyre evidentojnë ne dekaden e fundit edhe sukseset akadamike, sepse shkencën shqiptare në fusha të tjera e ka marrë lumi prej kohësh.

    Ky është shkaku që jo KM, por Gjinushi luftoi të fusë nën ombrellën e tij institutet që kanë bërë punë shkencore dhe kanë të ardhme…

  9. Kreu i SHISH Vlora Hyseni s’ka qenë në Serbi/ Pamjet filmike që përgënjeshtrojnë edhe Berishën,vesi del me shpirtin kete ben salihu perdite shpif shpif shpif se dicka ngel te shpellkaret cecene

  10. O Lapsi o portal idjot dhe juve o komentuesa qe jeni hedhur ne sulm e para punes nuk ka mbyllje apo zhdukje te akademis se shkencave arsyeja pse esht marr ky vendim esht marr se aty jan ber nje ser shkeljesh ligjore dhe ka shum parregullsi dhe ju o mostra te ndyre te sali berishes dhe ilir metes e keni shkeklur ligjin dhe e keni perdorur akdemin e shkencave sipas qefit tuaj dhe ju qe bertisni sot jeni po ju qe keni lejuar shkelje te tilla dhe sot qe po ju dalin orrlluqet ne shesh po lihni si qen po shpifni dhe po trilloni sipas qefit tuaj ju nuk keni pik serjozoteti dhe pa leje beni dhe si eksperta ju shpellaret e sali berishes jeni ca mostra ca te pa fytyre ca lluma ju vetem shpifni genjeni mashtroni shantazhoni sajoni dhe trilloni historira sipas oreksit tuaj shani ofendoni

  11. Kete fare instituti e njoh mjaft mire. Aty ka vite qe nuk investohet ne formimin e gjuhtareve te rinj: leksikografeve, etimiologeve etj. Nje gjuhetar do vite te krijohet, do minimumi te njohe te pakten 2-3 gjuhe “te vdekura”. Gjuhesia shqiptare eshte mbyllur qe me ikjen e te madhit Çabej. I gjithe ai grup qe vazhdon te punoje atje e merr rrogen per 2-3 faqe qe shkruajne per t’u paraqitur ne te ashtuquajturat konferenca. Nuk di te kene bere studime qe lidhen me zhvillimet e fundit ne gjuhe. Ajo qe di eshte qe, tekstet e gjuhes shqipe ne shkolle jane ne dite te hallit. Sikur me to te merreshin, do t’i kishin bere nje sherbim atij vendi.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *