• |
ide | kryesore

U premtuan martesë 2 vajzave rumune, por i shfrytëzuan për prostitucion, një i arrestuar në Tiranë, tjetri shpallet në kërkim

Arkiva, Lajme, Të fundit



Dy persona janë vënë në pranga të policisë, pasi kanë shfrytëzuar për prostitucion dy vajza rumune në Shqipëri.

Policia njofton se shtetasit J. D., 32 dhe T.M, në bashkëpunim me njëri-tjetrin me premtimin për martesë dhe më pas për t’u larguar që të jetonin jashtë shtetit në vendet e BE-së, i kanë sjellë këto shtetase në Shqipëri.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. Sakaq materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikim i personave të rritur” dhe “Shfrytëzim i prostitucionit” i kryer në bashkëpunim.

Informacion-Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e shfrytëzimit të prostitucionit.

Operacioni i koduar “Premtimi”, i finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë.

Vihet në pranga një shtetas, si dhe shpallet në kërkim një tjetër.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, pasi kishin siguruar të dhëna në rrugë operative se dy shtetase shfrytëzoheshin për prostitucion në rrugë nga dy shtetas kanë organizuar punën për të dokumentuar veprimtarinë kriminale të këtyre shtetasve.

Në bazë të provave të grumbulluara, si rezultat e një pune disajavore, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar “Premtimi”, në kuadër të të cilit u kap dhe u vu në pranga shtetasi J. D., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më pare për veprat penale “Kunrdështim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Vetëgjyqësia”. Si dhe u shpall në kërkim shtetasi T. M.

Këta dy shtetas në bashkëpunim me njeri-tjetrin, me premtimin për martesë dhe më pas për t’u larguar dhe të jetonin jashtë shtetit në vendet e BE-së, i kanë sjellë këto shtetase në Shqipëri.Pas një qëndrimi prej disa ditësh dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht këto 2 shtetase rumune me persona të tjerë.

Në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë vijojnë hetimet për identifikimin e bashkëpunëtorëve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprat penale “Trafikim i personave të rritur” dhe “Shfrytezimi i prostitucionit” i kryer në bashkëpunim.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *