• |
ide | kryesore

Video/ Nuk ka autobus që ndalon Manchester City: Pep leksion edhe Mourinhos

-Instant, F1, Sport, Video



Sigurisht nuk është e krahasueshme me 5-0 në Klasiken e nëntorit 2010, por në Etihad zhvillohet një leksion i vërtetë futbolli: jepet nga Pep Guardiola, vuhet nga Josè Mourinho, në nokautin e parë kundër rivalit të përjetshëm që kur stërvit Spurs. Megjithatë, mundësia e parë e vërtetë ishte e Tottenham: në të 14’, goditja e lirë e Kane u stampua në shtyllë. Kjo ishte mundësia më e mirë për londinezët në të gjithë ndeshjen, sepse shtatë minuta më vonë, Hojbjerg pengon Gundogan në zonë dhe, nga pika e bardhë Rodri mundi Lloris, i cili preku topin pa qenë në gjendje ta ndalonte. Në minutën e 42’, City pothuajse dyfishoi me goditjen e traversës nga Gabriel Jesus në fund të një veprimi këmbëngulës.

Sidoqoftë, 2-0 mbërrin në fillimin e pjesës së dytë, me dyshen e zakonshme: ish-lojtari i Liverpool shërbeu për gjermanin, që mundi një Lloris jo pa faj në shtyllën e parë. Tottenham humbet në fushë: në minutën e 66 vjen edhe goli i tretë përsëri falë ish-mesfushorit të Dortmund, i cili mori pasimin direkt nga Edersonit dhe shënoi pasi uli përtokë Sanchez.

Ai që buzëqesh në fund, është Pep Guardiola, i cili konfirmohet si dominues në këtë kampionat: 3-0 në Etihad është suksesi i 16 radhazi mes Premier League, FA Cup dhe Carabao Cup, si dhe rezultati i 23 pozitiv radhazi. Një fitore që lejon Manchester City të shkojë në +7 ndaj Leicester, i dyti, por me një ndeshje më shumë, dhe në +8 mbi United me ndeshje të barabarta, me Djajtë e Kuq. Nga ana tjetër, për Mourinho është humbja e katërt në pesë ndeshjet e fundit: dhe tani Champions League rrezikon të largohet edhe më shumë.

ENGLAND – PREMIER LEAGUE
Leicester City 3 – 1 Liverpool
Crystal Palace 0 – 3 Burnley
Manchester City 3 – 0 Tottenham Hotspur



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *