• |
ide | kryesore

ARRSH publikon listën e rrugëve ku duhet të përdoren zinxhirë

-Instant, Lajme, Të fundit



Autoritetit Rrugor Shqiptar ka dhënë një informacion mbi gjendjen e rrugëve, pjesa më e madhe e të cilave nuk lejonte qarkullimin e mjeteve për shkak të kushteve të krijuara nga moti i keq.

Sipas ARRSH-së, në rajonin verior dhe atë qëndror të vendit rekomandohet përdorimi i zinxhirëve, po ashtu, edhe në disa zona jugore.

“Reshjet e borës kanë pushuar, por temperaturat janë shumë të ulëta, të cilat kanë favorizuar krijimin e shpejtë të akullit në zona të veçanta pavarësisht kriposjes.
?RAJONI VERIOR
Rekomandohem me zinxhirë:
●Bicaj -Bushtrice ●K.Domaj -Draje Rec ●Kuben-Vasije (pjesërisht me zinxhirë)●Peshkopi- Qafë Drajë (pjesërisht me zinxhirë) ●Ura e Cerenecit -Klenjë (15 kilometrat e para me zinxhirë)●Qafë Mali-Fierzë
Rruget ku po punohet për pastrimin e rrugës:

Trebisht-Dogane(xhepisht), Ura e Çerenecit-Klenjë
Ura e Çerenecit-Sterblevë 15 kilometrat.
?RAJONI QENDROR
Rekomandohet qarkullimi me zinxhirë:
-Laç-Milot, Halilaj-Krujë, Krujë-Sarisalltik. Nga Surreli e sipër rekomandohen vendosja e zinxhirëve ose gomave dimërore. Elbasan-Gjinar, Gramsh Kodovjat-Mollë Grabovë, Lunik Steblevë.
Pjesërisht me zinxhirë K.Zëmblak-Goricë.
?RAJONI JUGOR
Rruga e Dardhës dhe Qafa e Qarrit me goma dimërore ose zinxhirë. Voskopja pa zinxhirë.
Në Llogara është bërë shpërndarja e vazhdueshme e kripës.
Kontraktorët janë në terren për pastrimin e akseve dhe shpërndarjen e kripës.
⚠️Të gjithë drejtuesit e mjeteve të lëvizin vetëm me goma dimri ose zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën ?⛔rrugore dhe udhëzimet e Policisë Rrugore” njofton ARRSH.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *