• |
ide | kryesore

Ç’po ndodh/ Rekord në shkurt, ky ishte dimri më i nxehtë në histori

Arkiva, Lajme, Të fundit
dimri



Në Angli dhe Uells, shkurti i vitit 2024 ishte më i ngrohti i regjistruar ndonjëherë. Në Francë dimri që sapo ka përfunduar, (për analizat e motit dimri zgjat nga 1 dhjetori deri në fund të shkurtit) ishte i treti më i ngrohtë ndonjëherë. Në Zvicër ishte dimri më i ngrohtë që nga fillimi i matjeve në 1864. E njëjta gjë edhe në Greqi. Në Piemonte ishte dimri më i ngrohtë i 70 viteve të fundit. Në Tirolin e Jugut ishte dimri më i ngrohtë që nga fillimi i matjeve.

Një valë anormale e të nxehtit është duke u kaluar në Vietnam me temperatura që arrijnë në 37-38 gradë në shkurt. Dita 27 shkurt ishte më e nxehta e regjistruar ndonjëherë në Çikago me një kulm prej 20 gradësh ndërsa në Montrealin e ftohtë u shënua 15 gradë. Në Teksas, erërat e forta dhe temperaturat mbi mesataren (33°C në Dallas) shkaktuan zjarre të furishme. Në Modena të Italisë, mesatarja e shkurtit ishte 10,6 °C, një rekord që nga fillimi i vëzhgimeve në 1861 dhe mesatarja e dimrit ishte 8 gradë, ose 3,1°C mbi mesataren 30-vjeçare (1991-2020).

Mund të vazhdonim për një kohë të gjatë, duke shkuar nga rekordi në rekord, por diskutimi nuk do të ndryshonte dhe rrezikon të bëhet i mërzitshëm. Pavarësisht reshjeve intensive të dëborës dhe shiut të ditëve të fundit, dimri i viteve 2023-2024, dhe në veçanti muaji shkurt, theu të gjitha rekordet për nxehtësinë. Edhe muaji janar 2024 ishte më më i ngrohti ndonjëherë. Parashikimet për pjesën tjetër të vitit në nivel global tregojnë një tendencë të paqartë.

Në vitin 2024 do të regjistrohen temperatura rekord për shkak të fenomenit të njohur nga shkencëtarët e klimës si El Niño-Southern Oscillation i cili do të përkeqësojë ngrohjen globale. Këtë e tregon një studim i publikuar javën e kaluar në revistën Scientific Reports. Sipas shkencëtarëve që e kanë përpiluar, në fakt ka një probabilitet prej 90% që ky të jetë viti më i nxehtë ndonjëherë (rekord aktual daton në vitin 2023) dhe temperaturat më të larta do të regjistrohen në qershor. ©Corriere, LAPSI.al



1 Comment

  1. moosss se na rrënqethët qimet e boleve me këtë propagandën e ngrohjes së bythës me ngjyra të ndezura

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *