• |
ide | kryesore

Parashikimi i motit për ditën e martë, vijon rënia e temperaturave

Lajme, Të fundit



Ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i ndikimit të qarkullimit ciklonar dhe i depërtimit të masave ajrore të ftohta e të thata me origjinë polare.

Moti do të jetë fillimisht me alternime vranësirash më pas në orët e para të dites e në vazhdim pritet mbizotrim i motit të kthjellët. Në zonën e alpeve, në verilindje dhe në jug priten reshje bore me intensitet të ulët deri mesatar në orët e para të 24-orëshit. Në orët e mëngjesit pritet ndërprerja e reshjeve të borës në të gjithë territorin, parashikon Shërbimi Meteorologjik Ushtarak.

Era do të fryjë me drejtim veri-verilindje me shpejtësi mesatare 1-8m/s, ndërsa në bregdet e kryesisht në bregdet e lugina fiton shpejtësi e bëhet hera-herës intensive 10-15m/s duke bërë që valëzimi në dete të jetë i forcës 3-4 ballë. Temperaturat parashikohen: -2 deri 6°C në zonat malore, 2 deri 12°C në zonat e ulëta dhe 5 deri 13°C në zonat bregdetare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *