• |
ide | kryesore

Ky është vendi më i ftohtë në tokë: Temperatura bie në -98 gradë

Lajme, Të fundit



Temperaturat ekstreme në Polin e Jugut dhe Rrethin Arktik janë të njohura në mbarë botën. Temperaturat mesatare priren të variojnë nga minus 25 gradë Celsius deri në minus 45 gradë.

Por cili është vendi më i ftohtë në tokë? Temperatura më e ftohtë e regjistruar ndonjëherë ka ndodhur në një pllajë të ngrirë në Antarktidën Lindore. Konkretisht, termometri atje tregoi minus 98 gradë Celsius .

Studiuesit shikuan të dhënat satelitore të mbledhura nga zona, të cilat treguan se temperatura kishte arritur në minus 93 C. Megjithatë, një analizë e re tregoi se ishte në të vërtetë më e ftohtë, e vlerësuar të kishte arritur deri në -98 gradë.

Ted Scambos , nga Universiteti i Kolorado-Boulder , i cili drejtoi hulumtimin tha se ky vend i veçantë është pika më e ftohtë në tokë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *