• |
ide | kryesore

Ditmir Bushati përdor fitoren e Vetëvendosjes për ti futur një kunjë Ramës: “Zgjedhjet nuk janë garë të fortësh”

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Ish ministri i jshtëm Ditmir Bushati e ka shfrytëzuar fitoren plebishitare të Vetëvendosjes për ti futur një kunjë Ramës: ” Në demokraci zgjedhjet janë garë vlerash dhe jo të fortësh. Partitë politike i nënshtrohen gjykimit të popullit” në një statust të gjatë  ku lavdëron procesin demokratik në pjesën tjetër të kombit. 


“Është fitorja e një modeli të ri politik që s’ka të bëjë me moshën, gjininë e prejardhjen, por që ndjen përgjegjësinë para njerëzve, duke demonstruar konsistencë në ide, përgjegjshmëri shtetërore e pathyeshmëri, duke mos u bërë palë me veset e politikës që gërryejnë idealin e jetës demokratike. Është fitorja e standardit dhe kulturës demokratike. Kosova, 13 vjet shtet, na dha mësime të vlefshme, edhe pse ne e kemi plot 109 vjet shtet” shkruan ai.
©Lapsi.al
 

4 Comments

  1. U angazhua i gjithë shteti, çdo ministër mori nga një njësi apo mini-bashki siç quheshin më parë. Avionët sollën zgjedhës nga e gjithë Europa, nga Greqia autobuzët nuk u ndalën. Të gjithë në këmbë për fitoren e Lulit, që në fakt ishte e Sali Berishës, pasi bashkëshorti i Aurelës humbi me 11 vota, megjithëse Edi Rama kandidonte për herë të 4-ët në Tiranë, prej 6 vitesh ishte kryetar i PS. Kujtojmë hapjen e kutive nga Arben Ristani, për rinumërim, që solli fitoren e Lulit me 86 vota.

    Një meritë të madhe në këtë “fitore” ka dhe i ndjeri Hysni Milloshi që mori 1394 vota komunistësh.

  2. Ore kari po flasim per fitoren e paster te Albin Kurtit dhe jo per Haxhi Lleshin dhe Myslim Pezen ,apo je i ngopur se e ke ngrene sufllaqen sot.

  3. Ne shqiptarët e albanistanit vërtetë kemi 109 vjet shtet, por nga të cilët 55 vjet nën Enverin dhe 30 vjet nën bijtë e tij, çuditërisht pothuaj të gjithë me të meta të theksuara mendore, skicofrenë e psikopatë, praktikisht të çmendur.

  4. More paskeni qene njerez te cuditshem si ore u ngel ora te enveri me shoke ,keta vertet jane bijte e baballarve por jane specilista te vrasin naten diten te sjellin buqet me lule te koka ndaj ajde te bashkohemi dhe ti heqim qafe se dhe kerpusha kur ngopet me gjak bie vet ndersa per kete lloj race lypet bashkimi dhe vetem bashkimi

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu