• |
ide | kryesore

Kroacia: Do të blejmë vaksinën ruse, nuk do të presim Europën

-Instant, Lajme, Planet



Kroacia po diskuton me Moskën mundësinë për të marrë vaksinën ruse kundër COVID-19. Ministri i Shëndetësisë Willy Beria tha sot se qeveria ka kërkuar nga rregullatori i ilaçeve që të shqyrtojë rastin e miratimit të vaksinës pa pritur BE-në.

Në një intervistë për radion shtetërore, Beria tha se kishte diskutuar blerjen e vaksinës ruse Sputnik V me ambasadorin rus. “Rusia synon t’i kërkojë rregullatorit evropian të ilaçeve të miratojë vaksinën, por Kroacia nuk do të presë domosdoshmërish”, tha ai.

Vendet e BE-së janë ende mbrapa SHBA –së dhe Britanisë në shpërndarjen e vaksinave, ndërsa ka presion politik mbi qeveritë për të shpejtuar programin e vaksinimit.

Hungaria, vend fqinj i Kroacisë i cili shpesh është në konflikt me Brukselin, është i vetmi shtet anëtar i BE-së që ka filluar përdorimin e vaksinave ruse dhe kineze pa pritur miratimin e autoritetit rregullator kompetent evropian për ilaçet.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *