• |
ide | kryesore

Bazë ushtarake amerikane pranë kufirit me Turqinë, shqetësohet Ankaraja

-Instant, Lajme, Planet



Tensioni vijon të jetë i lartë mes Turqisë dhe SHBA-ve pas deklaratës së shoqëroi vdekjen e 13 pengjeve turq në duart e PKK-së si edhe për shkak të blerjes së raketave ruse S-400 nga qeveria e Erdoganit.

Sipas mediave lokale, gjasat janë që ky tension të rritet pasi amerikanët kanë planifikuar të ngrenë një bazë ushtarake të përbashkët me kurdët që kanë kontrollin e veriut të Sirisë, të cilët Turqia nga ana e saj i konsiderohen pjesë të PKK-së duke i kategorizuar si terroristë.

Nga ana tjetër, SHBA-të i shohin kurdët e YPG si aleatët më të besuar në atë rajon duke i ofruar shpesh edhe mbështetje ushtarake me qëllim luftimin e ISIS-it në Siri.

Baza pritet të ndërtohet vetëm 600 metra larg kufirit të Turqisë me Sirinë, gjë që ka shkaktuar mjaft shqetësim në Ankara pasi në këtë mënyrë SHBA-të rikonfirmojnë mbështetjen ndaj kurdëve në Siri.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *