• |
ide | kryesore

Nis vaksinimi anti-Covid në Maqedoninë e Veriut, vaksinat u dhuruan nga Serbia

Arkiva

Maqedonia e Veriut ka nisur vaksinimin COVID-19 me mjekë dhe personel tjetër mjekësor, që trajtojnë pacientët me koronavirus.


Maqedonia e Veriut, një vend prej 2.1 milionë banorësh, mori një grup të parë me më shumë se 4,500 doza të vaksinës Pfizer / BioNTech gjatë fundjavës në një donacion nga Serbia fqinje, e cila po kërkon të nxjerrë në pah ndikimin e saj rajonal përmes ndihmës në luftën kundër COVID- 19, thekson REL.


Qeveria serbe dërgoi gjithashtu 2,000 doza të vaksinës Sputnik V të prodhuara nga Rusia në Malin e Zi në 17 Shkurt. Donacioni u dorëzua nga Kryeministrja Serbe, Ana Brnabic, në aeroportin e Podgoricës.

1 Comment

  1. Po ky legeni i jone qe e quan veten kryeminister dekalroi se Pfizer nuk ia lejonte qe te dergonte vaksina ne Kosove. Nderkohe Serbia po dergon vaksinat ne te gjithe ballkanin. O Rama, o i mjere. O simbol i deshtimit mashtrimit, korrupsionit. Rama, o simbol i vjedhjes, tradhtise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu