• |
ide | kryesore

Vaksinë për personalitetet/ Meta: Selektim klasor

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës Ilir Meta e quan një selektim klasor idenë e kryeministrit edi Rama për të vaksinuar ndër të parët edhe personalitete të vendit. Meta thotë se jeta e të gjithëve është e njëjtë.

“Nuk jemi në situatë për të bërë diferencime klasore, pasi askush nuk e ka këtë të drejtë. Të gjithë qytetarët janë të barabartë, sidomos kur bëhet fjalë për jetën dhe për shëndetin e tyre. Të gjithë duhet të trajtohen si të tillë.

Natyrisht, janë disa fasha që janë më të rëndësishme, siç janë mjekët, sanitarët, personeli që ndeshet me këtë sfidë, mosha e tretë, që mund të rezultojë më problematike, invalidët apo persona të tjerë, por çdo diferencim tjetër pastaj ngjan si klasor” – tha Meta në një intervistë për RTV Ora ku e konsideroi kritike situatën e pandemisë.

“Çdo ditë kemi humbje jete në spitale për arsye se nuk ka pajisje jetëshpëtuese. Niveli i vdekshmërisë te qytetarët tanë, që përfundojnë në intubim është pothuajse fatal. Ndërkohë ne japim lajme se do të vinë nga një vend mik vaksina apo ku e di unë.

Është urgjente një plan konkret për vaksinimin e popullatës dhe garantimin e ndihmës dhe mbështetjes për të gjithë qytetarët shqiptarë, të cilët janë duke luftuar me COVID-19. Nuk i kushton asgjë shtetit të ketë një protokoll të qartë dhe të saktë.

Nëse remdesiviri apo paviri janë dy antiviralë efektivë deri tani, nuk i kushton asgjë shtetit të blejë sasi të mëdha dhe me siguri absolute, dhe t’i verë në dispozicion të qytetarëve. Jemi të gjithë të ndergjegjshëm se çmimet në treg janë në nivele shumë të larta dhe të papërballueshme për shumë familje” – tha Meta. ©LAPSI.al



5 Comments

    1. Jo po ta fillojme nga pastruset, dhe gradualisht te ngjitemi lart. Populli yne thot nje shprehje “Peshku qelbet nga koka”.
      Ne fillim duhet me e fillu nje here me Qeverine dhe kreun e saj (cilido qofte ai) dhe me pas mund te vazhdohet me paraarshesit e tij, vetem kjo mund te quhet drejtesi, cdo opsion tjeter ska lidhje me drejtesine, pastaj kthehet ne hakmarrje dhe perdorim i drejtesise per qellime politike.
      Edhe pse per te qene i sinqerte une besoj se Drejtesi nuk ka per te pas ndonjehere ne Shqiperi, jemi rrac muti ne.

  1. Nuk e di se cfare mendojne Shkurdhaku & Bushati per vjedhjen e kompleksit Partizani nga Familja Berisha ?
    Report TV po tregon me dokumenta , e zeze mbi te bardhe , se si klani Berisha VODHEN PRONAT E USHTRISE .
    Perse nuk ndiheni ju qe shtireni si luftuesit pa kompromis te korrupsjonit ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *