• |
ide | kryesore

Gjykata e Lartë rrëzon kërkesën e Llallës, ish-prokurori në dorë të GJKKO-së

Arkiva



Ish-kryeprokurori Adriatik Llalla do të gjykohet nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Vendimi është marrë ditën e sotme nga Gjykata e Lartë. Llalla ka bërë vetë rekurs në Gjykatën e Lartë dhe kërkonte të gjykohej nga gjyqtarët e Gjykatës së Tiranës, por Gjykata e Lartë është mbledhur dhe ka marrë vendim për ish-kryeprokurorin.

Më herët me një urdhër të SPAK, Gjykata e Posaçme e Apelit ka vendosur në sekuestro pasuritë e Llallës:

  • Apartament banimi, me sipërfaqe 67.2 m², ndodhur në Durrës;
  • Tokë arë, me sipërfaqe 4.500 m², ndodhur në Tiranë;
  • Tokë arë, me sipërfaqe 12.300 m², ndodhur në Tiranë;
  • Tokë arë, me sipërfaqe 3000 m², ndodhur në Tiranë;
  • Tokë arë, me sipërfaqe 2250 m², ndodhur në Tiranë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *