• |
ide | kryesore

Shfrytëzuan dy shtetase rumune për prostitucion, arrestohet edhe personi i dytë përgjegjës

-Instant, Lajme, Të fundit



Arrestohet një tjetër person në kuadër të operacionit “Premtimi”, i disa ditëve më parë. Gjatë këtij operacioni u arrestua një person dhe u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tij.

Policia njofton sot se kanë vënë në pranga edhe këtë të fundit.  Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim Trifon Mehmeti, 26 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”.

Ky i fundit në bashkëpunim me shtetasin J. D. (i arrestuar një javë më parë), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.

“Vijon operacioni “Premtimi”, shkon në 2 numri i të arrestuarve.

Kapet dhe vihet në pranga dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim  në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Premtimi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e prostitucionit, finalizuar një javë më parë nga DVP Tiranë, si rezultat i të cilit u vu në pranga 1 shtetas, ka vijuar puna për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të implikuar në këtë veprimtari kriminale.

Si rezultat është bërë e mundur kapja dhe ndalimi i shtetasit të shpallur në kërkim T. M., 26 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Armëmbajtje pa leje” dhe ”Plagosja e lehtë me dashje”.

Ky shtetas, në bashkëpunim me shtetasin J. D. (i arrestuar një javë më parë), me premtimin për martesë dhe për t’u larguar në vendet e BE-së, kanë sjellë në Shqipëri dy shtetase, të cilat dyshohet se i kanë shfrytëzuar seksualisht me persona të tjerë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme”, shkruan policia.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *