• |
ide | kryesore

Tërmet në Kosovë, Instituti Sizmologjik jep detaje

-Instant, Lajme, Të fundit



Një tërmet  me magnitudë 2.7 të shkallës Rihter ka prekur ditën e sotme Kosovën. Drejtori i Institutit Sizmologjik të Kosovës, Shemsi Mustafa, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ku shkruan se epiqendra e tërmetit ishte në Malishevë por që është ndjerë edhe regjionin e Gjilanit.

“Bazuar në Rrjetin Sizmik, Shërbimi Gjeologjik i Kosovës dhe Qendrës Sizmike Euro-Mediterane, si dhe në analizën numerike të Rrjetit Sizmologjik të Kosovës, me datë 20/02//2021 n’ora 16:46, sipas kohës lokale, Kosova është goditur nga një tërmet me magnitude 2.7 sipas shkallës Rihter, përkatësisht me intensitet III-IV ballë të Merkalit”, ka thënë ai.

Thellësia hipoqendrore ishte 10 kilometra, ka njoftuar Mustafa.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *