• |
ide | kryesore

FOTO/ Shikoni çfarë ndodh para Milan-Inter: tifozët në stadium (pa distancim)

-Instant, Sport



Kore, flamujt, fishekzjarre dhe bomba tymuese: rreth 5000 tifozë të Inter u mblodhën në sheshin ‘Baretto’ të San Siros, pika e takimit të Curva Nord, për të mbështetur ekipin në derbin e pasdites kundër Milan. Jo shumë larg është grumbulluar edhe një delegacion i tifozëve kuqezinj. Ndalimi i grumbullimeve, i vendosur nga qeveria për të kufizuar përhapjen e Covid, në fakt është harruar krejtësisht nga mbështetësit e dy skuadrve të Milanos dhe distancimi praktikisht nuk ekziston mes tyre. Shumë ende e mbanin maskën, por në fakt rregullat dolën në plan të dytë.

Një festë në dukje, madje edhe me familje dhe fëmijët, në një kohë kur Interi është i pari në renditje dhe po lufton për titull, pikërisht me të dytën e renditur. E kufizuar nga barrierat dhe e kontrolluar në distanca nga policia, ngjarja nuk krijoi probleme, me tifozët që kënduan kore me orë të tëra në pritje të ardhjes së ekipit të Antonio Contes.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *