• |
ide | kryesore

Afati i fundit i koalicionit, Basha firmos marrëveshjet me aleatët

-Instant, Lajme, Të fundit

Sot është afati i fundit kur partitë politike duhet të dorëzojnë në KQZ listat e koalicionit, në kuadër të zgjedhjeve të 25 prillit.


Në orën 12:00 pritet që në selinë e PD-së të nisë maratona e marrëveshjeve me aleatët. Aleatët do të shkojnë veç e veç për të firmosur marrëveshjen me kryeopozitarin Lulzim Basha, ku kjo marrëveshje do të mbajë edhe numrin e kandidatëve për deputetë që do të publikohen në muajin mars. Turin e këtyre takimeve e prin kreu i PAA-së, Agron Duka, dhe më pas në orën 13:00 me Dashamir Shehin si dhe në 14:00 me Shpëtim Idrizin nga PDIU apo dhe demokristianin Nard Ndoka në 14:30.


Agron Duka do të përfaqësohet me kandidatë nga partia e tij në 12 qarqe, por vetëm një do të jetë në listë të sigurt. Ndërkohë që Shpëtim Idrizi do të përfaqësohet në 11 qarqe. Ndërsa Ndoka ka një emër në listë të sigurt dhe përfaqësia nga partia e tij do të jetë 7 kandidatë.

Ndërkohë, Fatmir Mediu është i vetmi aleat me të cilin Basha nuk ka arritur ende një marrëveshje përfundimtare. Balkanweb deri më tani nuk është rënë dakord për përfaqësinë e PR-së në listat. Mediu ka kërkuar në bisedë e sipër që PR-së, t’i njihet pesha elektorale dhe se kandidatët që do të vijnë nga kjo parti, të shihen si kandidatë të koalicionit opozitar.

Kujtojmë se dje kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me kryetarin e PD-së, Basha në selinë e PD-së. Takimi në fjalë është folur për listat në zgjedhje, ku LSI do të përfaqësohet nga listën e saj dhe aleatet e kryesuar nga PD, do te kene listen e tyre. Opozita e bashkuar do te kete dhe nje marreveshje per qeverisjen pas 25 prillit dhe eshte diskutuar dhe axhenda e fushates zgjedhore, deri ne diten e zgjedhjeve.

3 Comments

  1. MENYRA ME E KEQE PER TE SYNUAR FITUAREN . KETO PARTIÇKA KUR JANE NEN OMBRELLEN E NJE PARTIE TE MADHE NUK SJELLIN VOTA POR SILLEN SI SHUSHUNJA .

  2. Ti shikosh keta bashke me lulin ne krye eshte e pamundur ti marresh seriozisht. Po hajt vari lesht se do i zbukuroj pushteti me vone guxim cuna Hahahahahah

  3. Politika këtu prodhon shumë tradhtarë, sepse tradhtarët nevojiten si lëndë e parë për provokimin. Në vitin 2005, grupimi politik që kishte hedhur vendin në kaos e në luftë civile, u kthye në pushtet. Na shau mbarë bota e qytetëruar si njerëz të ‘sindromit të Stokholmit’, por kush desh t’ia dinte. Në fakt nuk ishte shkaktar vetëm ‘populli i rrahur’- sipas Stokholmit, por mbi të gjitha sindromi ‘popull i provokuar’. Tradhtarët e vitit 1997 u kthyen në pushtet bashkë me bosin. Pjesa më e madhe e tyre u angazhuan në aferën mafioze të ’17 kullave’ e të tjera. Njëri firmosi për tokën, tjetri për ‘Partizanin’, një tjetër për ‘ekonominë’, i katërti e i pesti për të drejtat e larjes së parave të pista… Dhe sot ja ku i kemi të gjithë tradhtarët të bashkuar në akte kriminale nën hijen e të madhit. Mbetën jashtë vetëm dy gjeneralë që nuk pranuan të firmosin, as të provokojnë popullin: Vladimir Qiriazi dhe Alfred Moisiu.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu