• |
ide | kryesore

Arrestohen 2 vëllezër/ Detaje të reja nga plagosja e dyfishtë në Durrës

Arkiva, Lajme, Të fundit



Një konflikt për vend parkimi ka përfunduar në plagosjen e nënë e bir, mbrëmjen e së martës në lagjen nr.12, në Durrës. Të plagosurit janë 23-vjeçari Famur Çerma dhe nëna e tij V. Çerma 45 vjeçe.

Lapsi.al mëson se policia ka arrestuar vëllezërit Erges dhe Zyber Juba të dyshuar si autorë të ngjarjes. Sipas policia 45-vjeçari Zyber Juba ka qëlluar me pistoletë ndërsa vëllai i tij është ndaluar si bashkëpunëtor.

Ngjarja e rëndë që ndodhi rreth orës 20.10 në lagjen 12 të këtij qyteti. Sherri për parkimin mes fqinjëve nisi me sende të forta dhe më pas vijoi me përdorimin e armëve. Policia tha se të plagosurit janë në spital jashtë rrezikut për jetën. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *