• |
ide | kryesore

Maqedonia e Veriut merr dërgesën e dytë të vaksinave nga Serbia

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Maqedonia e Veriut ka pranuar donacionin e dytë të vaksinave nga Serbia në luftën kundër pandemisë së koronavirusit .


Në vendkalimin kufitar “Tabanoc” sot u realizua edhe pranim-dorëzimi i pakos së dytë të vaksinave. Ministri Filipçe ka informuar homologun e tij serb për rrjedhën e deritanishme të vaksinave. Nga ana tjetër ministri serb u shpreh se ndjehet mire kur ndihmojnë fqinjët dhe miqtë e tyre.


“Më vjen mirë që sot jam këtu dhe që tani po zbatojmë një marrëveshje mes Vuciçit dhe Zaevit, siç e dini një pjesë është realizuar, sot po realizojmë pjesën e dytë prej 3510 vaksinave. Më vjen mirë që po ndihmojmë fqinjët dhe miqtë tanë. Ja ministri më informoi se vaksinimi po rrjedh. Kur ju të keni situatë më të mirë, më mirë do të ndjehemi dhe ne”, tha Llonçar, ministri i shëndetësisë i Serbisë, sipas të cilit afro një milion njerëz janë vaksinuar në Serbi. Llonçar gjithashtu theksoi edhe mungesën e vaksinave në treg, duke nënvizuar se sado që të keni mjete është e kotë sepse në treg po ndjehet mungesa e vaksinave dhe është e vështirë të sigurohen.

“Falënderim deri tek ministri Llonçar. Ky akt i solidaritetit që ishte iniciativë e kryeministrit Zaev dhe presidentit serb Vuçiq ja po vazhdon dhe sot”, u shpreh Filipçe.

1 Comment

  1. Izraeli jep vax pfizer , bioNtech(bill gates) per vendet qe do zhvendosin ambasadat e tyre ne jeruzalem.( global research)

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu