• |
ide | kryesore

Biden urdhëron sulmin e parë ushtarak/ Bombardon kufirin e Sirisë, vriten 17 luftëtarë iranian

-Instant, Lajme, Planet

17 luftëtarë të milicisë së mbështetur nga Irani u vranë nga një sulm ajror nga SHBA-të, në shenjë hakmarrje për sulmet me raketa që plagosën trupat amerikane dhe vranë një kontraktor në Irak. Zëdhënësi i Pentagonit, John Kirby tha këto sulme u autorizuan në përgjigje të sulmeve të fundit kundër personelit amerikan dhe të koalicionit në Irak.


“Në drejtimin e presidentit Biden, forcat ushtarake amerikane kryen sulme ajrore kundër infrastrukturës së përdorur nga grupet militante të mbështetura nga Irani në Sirinë lindore”, ka deklaruar ai.  Sipas Pentagonit, avionët luftarakë amerikanë hodhën shtatë bomba precize duke goditur shtatë objektiva, që përfshijnë një kalim të përdorur nga grupet e armatosura për të zhvendosur armët përtej kufirit.  Sulmi ajror ishte veprimi i parë ushtarak i ndërmarrë nga administrata e Biden, pas tensioneve të përsëritura midis Iranit dhe Shtëpisë së Bardhë gjatë katër viteve të fundit.


3 Comments

  1. Vetem pas 1 muaji ne shtepine e bardhe. Dhe Trump eshte burr i keq qe i paralajmeroi amerikanet per kete.Bombardoi xhaje vriti dhe te mbijetuarit silli ne Europe me varka dhe ne duhet ti pranojme e te mos behemi rraciste.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu