• |
ide | kryesore

Dita e dytë e vaksinimit në Korçë, bluzat e bardha presin të marrin dozën e parë

-Instant, Lajme, Të fundit



Nis procesi i vaksinimit në qytetin e Korçës. Procesi i vaksinimit në këtë ditë të dytë do të vijojë përsëri me bluzat e bardha.

Janë 500 doza që kanë mbërritur që prej ditës së djeshme në qytet ndërsa pjesa me e madhe e tyre do të aplikohet sot.

Qendra e vaksinimit e ngritur në ish-shtëpinë e oficerëve brenda saj ka 7 pika ku sipas listave të përpiluara bluzat e bardha të qarkut do të vaksinohen me radhë.

Aktualisht një numër i konsiderueshëm prej tyre po presin në radhë për të marrë dozën e vaksinës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *