• |
ide | kryesore

Video/ Inter i pandalshëm: Conte e çon Juventus në minus 10

-Instant, F1, Sport, Video



Inter lëshon një sinjal të fortë për kampionatin: është mirë dhe do të jetë e vështirë të ndalin. Zikaltrit menjëherë në avantazh me aksionin e zakonshëm shpërthyes të Lukakut, që i lejoi skuadrës së Contes të dominojë pjesën e parë por pa arritur të thellojë avantazhin. Pastaj në pjesën e dytë mbylli llogaritë Darmian me golin e dytë dhe Alexis Sanchez, i futur prej pak sekondash që shënoi golin e 3-0. E tani për ndjekësit do të jetë e vështirë.

Inter e zgjidhi ndeshjen në vetëm 32 sekonda: Bastoni ndërpreu aksionin, Barella vertikalizoi për Lukakun, i cili shkëmbeu me Lautaron, mori përpara Radovanoviç dhe gjeti këndin e pambuluar me një të djathtë precize. Zikaltrit alternuan fazën e “pritjes” me “agresivitetin” dhe Genoa, e detyruar të mbrohet edhe me sulmuesit e saj e kishte të vështirë të dilte në kundërsulm. Inter shkoi pranë dyfishimit me Lautaro (2 herë), Darmian, Barella (traversë) e Lukaku, me disa goditje të fuqishme që Perin i bllokon në dy kohë. Kryesuesit e kishin të qartë se duhet ta mbyllin ndeshjen sepse e papritura është gjithmonë pranë cepit.

Në fillim të pjesës së dytë, megjithatë, Grifonët kanë një qëndrim tjetër, edhe sepse Inter – siç ndodhi në derbi – u kthye nga dhomat e zhveshjes më pak i keq se më parë, pothuajse sikur duan të menaxhonin. Ndoshta mund të bënin dicka më shumë por në të 24’ Onguene humbi kohën e ndërhyrjes ndaj Lukakut dhe belgu mori me vete tre kundërshtarë përpara se të shërbente për Darmian, që shënoi golin e dytë. Ndeshje e mbyllur dhe kryesuesit u kthyen të jenë të qetë, madje duke shënuar edhe 3-0 me Sanchez.

ITALY – SERIE A
Sampdoria 0 – 2 Atalanta
Crotone 0 – 2 Cagliari
Inter 3 – 0 Genoa
Udinese 1 – 0 Fiorentina



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *