• |
ide | kryesore

Tentoi të merrte peng një person, arrestohet 40-vjeçari

-Instant, Lajme, Të fundit



Një 40-vjeçar është arrestuar në Divjakë pasi akuzohet se ka tentuar të marrë peng një person. Në pranga kë rënë Sh. K., 40 vjeç, banues në Lushnjë.

Sipas policisë, gjykata ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Arrest me burg” për kryerjen e veprave penale “Heqja e paligjshme e lirisë“, e mbetur në tentativë, e kryer në bashkëpunim dhe “Konkurenca e paligjshme nëpërmjet dhunës“.

40-vjeçari në bashkëpunim me shtetasit A. B., 24 vjeç dhe G. B., 19 vjeç, të cilët janë shpallur në kërkim, në datë 06.12.2020, në fshatin Gradishtë, Divjakë, kanë tentuar të marrin me forcë jashtë dëshirës shtetasin J. Ll., 31 vjeç.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *