• |
ide | kryesore

Albin Kurti në Tiranë: Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për ndryshim!

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Nga Tirana, Albin Kurti dha mesazhin e tij se shqiptarët e Shqipërisë dhe ata të Kosovës kanë nevojë për ndryshim.

Nga Tirana, teksa u prezantuan kandidatët për deputetë të Vetëvendosjes për zgjedhjet e 25 prillit, Kurti vlerësoi kontributin e Boiken Abazit.

“Shqiptarët kanë nevojë për ndryshime, edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri.” – u shpreh Kurti.

“Shqiptarët e pakënaqur janë shpresa e Shqipërisë, rrjedhimisht dhe e jona. Ne nuk i dallojmë ata. Hallet e tyre të veçanta janë më ta mëdha. Unë do të kem marrëdhëniet më të mira që ka pasur një kryeministër me Shqipërinë. Do të nis takime. Do të takoj edhe këtu zyrtarë shtetërorë. Jam për 3 ditë, pasi do të prezantoj 3 kandidatë”, tha mes të tjerash Albin Kurti.



3 Comments

  1. Me kembe te mbare!

    Ne kendej kufirit fatkeqesisht nuk qullosem gje keto 30 vjet. Per mire a per keq, duhet me pa matane kufirit per shprese tani.

  2. Nëse kësaj here nuk rrëzohet Edi Rama, atëherë këta kot që janë këtu. Presidenti i Republikës Ilir Meta e tha qartë: Nëse nuk rrëzohet ai, atëherë në 26 prill ‘unë nuk do të jem më ‘, president. Si Meta, Monika, Berisha, Basha…, kanë krijuar një ‘Edi Rama’ që tani u duhet ta rrëzojnë në barkun e tyre. Në bark u rri frika, aty kanë krijuar edhe shkaktarin e frikës. Frika e vetme e tyre është ‘gryka e thesit’, një psikozë që u zhvillohet të gjithë mëkatarëve të mëdhenj të kësaj bote. Këtyre kur u vjen një moment, njësoj si çdo frymor që trembet nga fundi, u feksët para syve thesi; thesi që mban mëkatet dhe që po i mbyllet gryka.Jepi nje dore o albin metes salihut dhe pjelles se tyre lulzimen e pd

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *