• |
ide | kryesore

Meta pret Albin Kurtin: Ndamë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës së Shqipërisë Ilir Meta ka pritur sot në një takim, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti. Meta thekson se ky ishte një takim vëllazëror, duke shtuar se ndau me liderin e VV-së shumë ide për forcimin e gjithnashëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.

Postimi i presidentit Ilir Meta:

Sot kisha kënaqësinë të prisja në një takim vëllazëror, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, fitues të zgjedhjeve të fundit në Kosovë.

E urova për fitoren, por mbi të gjitha për procesin e shkëlqyer zgjedhor, që realizoi Kosova.

Ndamë shumë ide të vyera për forcimin e gjithanshëm të bashkëpunimit mes dy vendeve tona dhe përshpejtimin e proceseve integruese, për të garantuar një të ardhme më të mirë dhe të sigurt europiane, që meritojnë qytetarët tanë. ??❤️??



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *