• |
ide | kryesore

Basha përpara studentëve: Sfida më e madhe pas 25 prillit është frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi

-Instant, Lajme, Të fundit



Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me studentë dhe përfaqësues të “European Democrat Students”. Gjatë fjalës së tij përpara studentëve, lideri demokrat tha se sfida më e madhe e qeverisë së tij pas 25 prillit është frenimi i ikjes së të rinjve nga vendi dhe kthimi i atyre që studiojnë jashtë. Kryedemokrati, po ashtu, theksoi se programi i PD fokusohet tek të rinjtë dhe se qeveria e drejtuar nga ai do të sjellë ndryshimin. Sipas tij, asnjë i ri nuk do të mbetet pa u shkolluar dhe ndër të tjera u bëri thirrje të rinjve të bëhen bashkë për të votuar PD.

“Faktet flasin vetë, 75% e të rinjve duan të largohen nga vendi. 94% e atyre që studiojnë jashtë nuk duan të kthehen në Shqipëri. Të dyja këto më dëshpërojnë jashtë mase. Të parën deri diku edhe mund ta mirëkuptoja nëse do të ishte për të studiuar jashtë, sepse kjo është një ëndërr legjitime dhe nesër një nga projektet kryesore të qeverisë që do të dalë nga vota e 25 prillit. Por e dyta, dëshira për të mos u kthyer por për të vazhduar jashtë Shqipërisë është një katastrofë kombëtare, të cilës ne mund, duhet dhe do t’i japim fund me programin tonë ekonomikë e në veçanti me programin tonë për rininë. E vërteta është fare e thjesht, që të fitojë rinia shqiptare, që të fitojë Shqipëria, duhet të largojmë Edi Ramën”, deklaroi Basha.

Kreu i opozitës përsëriti angazhimin e tij për të shfuqizuar ligjin e Ramës për Arsimin e Lartë dhe në vend të tij, hartimin e një ligji nga pedagogët dhe ekspertët më të mirë konsultuar me vetë studentët.

“Ligji i arsimit të lartë u konceptua si një ligj për t’ju nënshtruar, t’ju skllavëruar, për t’ju depersonalizuar ju, universitetet dhe pedagogët. Ndaj dhe akti i parë në programin tonë, i cili do të marrë jetë pas zgjedhjeve të 25 prillit, është abrogimi i ligjit për arsimin e lartë dhe një ligj i ri i përmasave dhe parimeve europiane, i ndërtuar me ekspertizën më të mirë të ekspertëve tanë, të pedagogëve dhe ndihmën tuaj në dialog me ju dhe shoqatat e studentëve”, u shpreh kreu i PD.



5 Comments

  1. O po nuk behet Shqiperia duke c’bere ate qe beri Rama per arsimin. Tu besosh ketyre qe shisnin diplloma ne universitete kioska deri para 8 vitesh!

  2. Lulzim Basha është mjaftuar duke afruar në listat e PD-së Agron Dukën, Fatmir Mediun, Nard Ndokën, Dashamir Shehun, Shpëtim Idrizin e Vangjel Dulen.

    E vetmja risi që përfilitet në mediat e PD-së, është kandidimi i humoristit Julian Deda.

    Por, vështirë se një personazh i tillë ngjall entuziasëm, pasi dihet se ai është një prurje e familjes Berisha, meqë është shok i ngushtë me Shkëlzen Berishën.

    Pra, me përjashtim të Julian Dedës e Shpëtim Idrizit, lista e PD-së pritet të jetë e njëtë si në zgjedhjet e katër viteve më parë, kur demokratët pësuan një humbje të thellë.

    Tani se si duan të vijnë në pushtet me të njëtët njerëz që katër vite më parë pësuan disfatën më të madhe në historinë e PD-së, vetëm Lulzim Basha mund të shpjegojë.

  3. Me duket se Bushati e ben kastile qe ta diskreditoje me shume kete rrot ka..i.
    Po ky vete eshte i ikur ,qe kur ishte 20 vjec ja mbathi ne Hollande .
    Basha eshte per te ardhur keq se si eshte bere.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *