• |
ide | kryesore

Video/ Efekti Klopp ka përfunduar në Liverpool: The Sun njofton edhe ikjen e Salah

-Instant, Sport



Një tjetër disfatë për Liverpool, në një sezon që tani ka marrë një kthesë groteske, duke përjashtuar këtu Ligën e Kampionëve. Efekti Jurgen Klopp në Liverpool duket se ka përfunduar, me gjermanin që tani po koleksionon rekorde negative e që pas humbjes me Fulham arrin të gjashtën radhazi në Anfield (rekordi i mëparshëm ishte 4). Sikur të mos mjaftojë nga kolonat e The Sun vijnë edhe zërat për të ardhmen e Mohammed Salah. Sipas asaj që bën të ditur tabloidi, sulmuesi është duke menduar të largohet nga Liverpool në fund të sezonit dhe po vlerëson alternativat.

E ndërkohë që tekniku gjerman nuk po arrin ta nxjerrë nga telashet skuadrën e tij (në Anfield kundër Fulham, shfaqi simptomat e ndeshjeve të fundit) ndoshta kjo gjendje emocionale po ndikon në performancat e egjiptianit. Nuk shpjegohet ndryshe ajo që humbi Salah me portën bosh në fillim të ndeshjes. Sidoqoftë, skuadra e Klopp nuk doli dot nga kaosi i përgjithshëm dhe Salah nga ai personal: talenti egjiptian ishte i pavëmendshëm kur në hyrje të zonës Lemina i mori topin dhe shënoi golin e avantazhit, duke mposhtur Alisson.

Reds nuk arrijnë më të bëjnë difernecën dhe Klopp e ka të qartë se një situatë e tillë nuk mund të shpëtohet vetëm me performancat e mira në Champions. Kjo është humbja e gjashtë radhazi e Liverpool në Anfield, një rekord historik, që deri një javë më parë ishte katër.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *