• |
ide | kryesore

Daçiç: Nuk ka vazhdim dialogu Kosovë-Serbi pa u zgjidhur çështja e komunave serbe

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit
daçiç Evropës



Kryetari i Kuvendit të Serbisë, Ivica Daçiç ka deklaruar se Serbia kurrë nuk ka hequr dorë nga pozicioni i saj se nuk mund të ketë progres në dialogun me Kosovën derisa të përmbushen detyrimet nga marrëveshja e Brukselit dhe të krijohen kushtet për formimin e komunave me shumicë serbe.

Sipas Gazetës Express, Daçiç tha se është mirë që presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, e ritheksoi këtë përsëri gjatë takimit me emisarin special të Bashkimit Evropian për dialogun midis Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak.

“Ne kurrë nuk kemi hequr dorë nga kjo, ajo është një platformë e vjetër, është thirrja jonë, të cilën, që nga nënshkrimi i marrëveshjes së Brukselit, ne e kemi theksuar vazhdimisht drejt institucioneve evropiane”,– tha Daçiç.

Ai vlerësoi se BE-ja ka standarde të dyfishta dhe përmendi si shembull zgjedhjet e fundit në Kosovë, të cilat u mbajtën për herë të parë pa vëzhgues të huaj dhe misionin e OSBE-së.

“A është Kosova demokracia ideale, pse dikush nuk vjen këtu të flasë për dialog ndërpartiak? Sepse ka standarde të dyfishta”,– deklaroi Daçiç.

Ai përsëriti se pozicionet e Beogradit janë të qarta që nga fillimi, se nuk do të ketë vazhdim të negociatave derisa të zgjidhet çështja e komunave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *