• |
ide | kryesore

Kuvendi rrëzon me 84 vota pro dekretin e presidentit Meta për koncensionin e aeroportit të Rinasit

-Instant, Lajme, Të fundit



Me 84 vota pro, Kuvendi ka rrëzuar dekretin e Presidentit Ilir Meta, për zgjatjen e afatit të koncensionit të Rinasit.

Ministrja e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Balluku, paralajmëroi rrëzimin e dekretit duke u shprehur se pretendimet e kreut të shtetit lidhur me kohën e negociimit nuk qëndrojnë. Ajo hodhi poshtë edhe akuzat për ndryshim të aksionerit.

“Ndryshimi i aksionerëve nuk përbën ndryshimin e shoqërisë. Shteti përmes këtij rinegocimi ka arritur të imponohet te koncesionari për shtimin e investimeve deri në 99 milionë euro, që do të konsistojnë si në rritjen e cilësisë së shërbimeve, si në rritjen e kategorisë nga 4C në 4E, me zgjatimin e pistës dhe përmbushjen e kushteve të sigurisë”, tha Balluku.

Ndërsa vetë Meta argumentonte se marrëveshja që zgjati këtë afat është antikushtetuese dhe ka nivelin më të lartë të korrupsionit legjislativ.

“Ky ligj dhe marrëveshja shtesë koncesionare ka nivelin më të lartë të antikushtetuesmërisë, por edhe të korrupsionit legjislativ në qeverinë dhe në kuvendin tonë një partiak. Shtesa arbitrare është kryer në kundërshtim me rregullat.  Kjo kontratë shtesë koncesionare është mbajtur larg syrit të publikut. Në faqen zyrtare të Kuvendit nuk është bërë ende publike. Arsyeja është e thjeshtë fshehja nga sytë e publikut të kësaj procedure krejtësisht antikushtetuese, skandaloze dhe ligjore”, tha Meta.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *