• |
ide | kryesore

Meta: Erdhi koha që Edin t’ja kthejmë Lindës dhe Zahos

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Meta ishte i ashpër me kryeministrin Edi Rama në një intervistë për emisionin “Të paekspozuarit” në MCN TV.

“Kërkoj nga çdo qytetar shqiptar te tregoje respekt per veten dhe te besoje qe fuqia e tij ne demokraci është vota. Presidenti Meta: Erdhi koha t’ja kthejmë Edin, Lindes dhe Zahos, te cileve ju mungon aq shumë.

Duke ja kthyer Edin, familjes, ne i bejme nje nder Lindes, por i bejme nje nder me te madh Shqiperisë. Jam i bindur se 25 prilli do te jete nje feste e madhe e demokracise dhe besoj shume se askush nuk do deshiroje te behet kurban i asaj feste.

Unë luftoj pikërisht për të ndaluar shpopullimin e Shqipërisë, për t’i dhënë fund një eksperimenti qe e çoi Shqipërinë vetëm në pikiatë. Në pikiatë të standardeve të Kushtetutës dhe të lirive civile dhe atyre ekonomike.

Ka një datë, një shpresë, një dritë, ka një feste ‘restart’ i shtetit te se drejtës, demonstrimi i demokracisë në këto 100 vite që do të vijnë. Esat Pasha mori aq shume para, por pasi u vra cfare mori? Esat Pasha eshte nje shembull qe nuk duhet harruar nga ata qe punojne kunder Shqiperisë.

Kush prek voten do ti pritet dora pa anestezi. Shqiptarët do shkojnë në mënyrë masive në 25 prill të votojnë. Presidenti do të marrë të gjitha masat, që të votojnë në mënyrë të lirë. Nuk mund të bëhet më shaka më fatin e Shqipërisë. Do ketë prerje dore pa ‘anestezi’ për të gjithë ata, që prekin votën” – tha Meta. ©LAPSI.al



11 Comments

  1. Z. Meta ka te drejte. Shqiperia ndodhet ne udhekryq. Ky popull dhe ky regjim eshte e sigurte qe

    nuk mund te bashkejetojne. Njera rruge eshte te largohet populli ose regjimi. Rruga tjeter eshte

    perplasja dhe shkuarja e vendit drejt kaosit. Te dyja jane tragjike per Shqiperine. Dhe ne mes te ketij

    udhekryqi qendron nje njeri qe ka marre peng jo vetem PS-ne por fatin e Shqiperise. A do te mundet

    njeri ta ktheje fatin e Shqiperise ne nje fat tragjik ?. Historia njeh shume shembuj kur nje person i eshte

    imponuar dhe i ka shkatuar shume plage popullit te vet. Por ka edhe te tjera vende e kombe qe u kane

    treguar vendin ketyre monstrave.

  2. O Like nuk shkon Rama ne shpi me Moniken ne krye te LSI dhe opozites.
    Nuk shkon Rama ne shpi me lajthitjet e tua.
    Mos shikoni enderra. Ju vete e dini sh mire.

  3. Presidenti i dyte nga idiotesia qe ka patur Shqiperia. Se kupton qe Rama do votohet vetem per te larguar kete funderrine sa me pare.

  4. Like je i varfer ne oratori dhe ne argumente.
    Je figure e konsumuar diskredituar, dhe korruptuar.
    Bertet hajduti, kapeni hajdutin.
    Kjo sjellje e juaja, vetem e rrit dhe forcon Ramen.

  5. Si mund te votoj une apo kushdo tjeter per keta te semure psiqik,imagjinoni te vine ne pushtet ky dhe Berisha,imagjinoni kur presidenti i vendit ben thirrje per prerje duarsh sikur jemi ne kohen e romakve,aq shume e ndjen friken dhe eren e burgut ky sa harron qe shteti vepron ne ligje dhe jo me kanune dhe shkelesi i ligjit denohet me burg dhe jo me prerje duarsh,sa me shume kercenojne keta,aq me e thelle do jete fitorja e PSse…!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *