• |
ide | kryesore

Meta: Kurrë më një marrëveshje me Edi Ramën

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti i Republikës, Ilir Meta është shprehur i qartë se marrëveshje politike mes tij dhe kryeministrit Edi Rama nuk ka për të pasur asnjëherë. I ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, me Ylli Rakipin, Kreu i Shtetit u shpreh se si President i vendit është i detyruar të bashkëpunojë vetëm për çështje të caktuara politike me Kryeministrin.

“Ky përmbysi marrëveshjen e 5 qershorit në mënyrë të njëanshme sepse kishte hall se si t’i krijonte këtyre një koalicion. Për të mirën e opozitës… (qesh).

Nëse ky diversion funksionon, nuk funksionon vetëm për meritë të Ramës, por edhe për paaftësi dhe paqartësi të opozitës, e cila duhet të jetë shumë e qartë për gjëra kaq të rëndësishme për vendin dhe për integritetin e saj, që të mos lërë hapësirë për spekulime. Kjo është një çështje e tyre.

Nga ana ime e kam bërë të qartë që marrëveshje politike mes Ilir Metës dhe Edi Ramës nuk ka për të pasur asnjëherë. Si President jam i detyruar të bashkëpunoj për çështje të caktuara, por për të tjerat nuk ua imponoj dot sepse nuk është në tagrin tim” – tha Meta. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. Kurre mos thuaj kurre thote nje shprehje e urte, pasi per pak pushtet e para ju jeni gati te hani dhe mut bashke e jo me te beni qeveri

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *