• |
ide | kryesore

Meta kujton 2 Marsin: Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Presidenti Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë, pas ngjarjes që ndodhi sot në zyrat e FRD-së, ku u përplas me policinë Bashkiake. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta, duke risjellë në vëmendje deklaratën e tij nga manifesti i ‘2 Marsit’, thekson se kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani, ndërsa shton se aty ku ka liri, ka edhe drejtësi. Kujtojmë se ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ishte në zyrat e FRD-së, ku u ‘përplas’ me punonjës të policisë bashkiake, madje iu kërkoi atyre që të largoheshin nga selia.

MESAZHI I METËS

Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI. ??
Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani.
Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI.
Presidenti Ilir Meta vjen me një mesazh të fortë, pas ngjarjes që ndodhi sot në zyrat e FRD-së, ku u përplas me policinë Bashkiake. Përmes një postimi në ‘Facebook’ Meta, duke risjellë në vëmendje deklaratën e tij nga manifesti i ‘2 Marsit’, thekson se kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani, ndërsa shton se aty ku ka liri, ka edhe drejtësi.

Kujtojmë se ditën e sotme Presidenti Ilir Meta ishte në zyrat e FRD-së, ku u ‘përplas’ me punonjës të policisë bashkiake, madje iu kërkoi atyre që të largoheshin nga selia.

MESAZHI I METËS

Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani. Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI. ??
Kur populli ka frikë nga qeveria aty ka tirani.
Kur qeveria ka frikë nga populli, aty ka LIRI, aty ka DREJTËSI.



5 Comments

  1. Shfaqja primitive e Ilir Metës, të sharat e tij ndaj policëve të tipit “by…irë”, me fjalor që bën të skuqet dhe Grida Dume, po e dëgjoi, meqë ai e ka merak feminilitetin e saj, dhe akoma më keq, banditët civilë që shtynin policët nën urdhërat dhe kërcënimet e tij, janë një dhuratë nga FRD e mbetur në zyrat e Bashkisë së Tiranës.

    Pa ato zyra, shqiptarët nuk do kishin këtë fat, të shikonin në çfarë pike ka degraduar ai që quhet president i tyre dhe akoma më keq, nuk do kishin shans të shikonin se si ai njeri i degraduar, ka vënë në rresht opozitën, e cila vrapoi pas tij ta legjitimonte atë që bëri.

    Që të kuptohemi të gjithë, nuk bëhet fjalë për zyra të një partie. Parti pa zyra ka plot. Kjo për të cilën bëjmë fjalë është një zyrë që s’ka parti, por një person që i duhet zyra për punë të veta.Lidheni kete te cmendur se do llaftarise femijet neper rruge

  2. Për fat të keq ne kemi një opozitë që mendon se vetëm e keqja dhe vdekja mund ta sjellë në pushtet. Kështu edhe për vaksinimin. Sa nuk kishin ardhur thërrisnin, ku janë dhe vendosnin gishtin e akuzës ndaj qeverisë. Kur erdhën, përsëri e njëjta gjë: u ngeli gishti i ngritur dhe gjuha e ndezur!

    Po të mos i kishim njohur do të kishim menduar se nga na erdhën këto burra të mençur dhe njerëz dashur! Në fakt, ata më lehtë vrasin në mesin e bulevardit, se sa të shërojnë! Ata më qetësisht të dërgojnë drejt Gërdecit, se sa drejt mirëqenies! E duan të keqen me çdo kusht dhe kur nuk e kanë, e ribëjnë!

    Ka ardhur koha të ketë një fund e gjithë kjo maskaradë që lidhet me shëndetin njerëzor. Nuk zgjidhni gjë as me grushte, as me britma, as me kërcënime burgjesh e gjuhë rrugaçësh e as duke ndjellë tmerrin që nesër të fajësoni një qeveri, që, si e keni nisur, edhe më tej, do të jetë qeveri.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *