• |
ide | kryesore

Një tjetër shtet pezullon përdorimin e vaksinës AstraZeneca

-Instant, Lajme, Planet



Tajlanda e shtyu shpërndarjen e vaksinës AstraZeneca kundër koronavirusit, për shkak të raporteve se shkakton mpiksje të gjakut, ndonëse nuk ka prova për këtë. Kryeministri i këtij vendi, Prayut Chan-o-cha, planifikoi të nisë përdorimin e kësaj vaksine, por kjo u anulua.

Disa vende në Evropë, përfshirë Danimarkën dhe Norvegjinë, e pezulluan po ashtu përdorimin e AstraZeneca-s. Rreth 5 milionë evropianë e kanë marrë atë. Nga kjo shifër, rreth 30 raste kanë raportuar mpiksje të gjakut. Agjencia Evropiane e Barnave ka thënë këtë javë se nuk ka indikacione që tregojnë se vaksina shkakton mpiksje të gjakut./Rel



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *