• |
ide | kryesore

Shpërthimi me tritol, merret në mbrojtje familja e Prokurorit Muça

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Një ditë pas shpërthimit me tritol në makinën e prokurorit Arjan Muça, policia ka marrë në mbrojtje familjen e tij. Familja e prokurorit që është pjesë e Këshillit të Lartë të Prokurorisë do të ruhet nga policia, pas sulmit me eksploziv që ndodhi mbrëmjen e djeshme, që mendohet se ishte një mesazh paralajmërimi për Muçën dhe nuk kishte synim jetën e tij.

“Punonjës të policisë kanë qenë në patrullim që prej ditës së djeshme pranë banesës së prokurorit dhe gjatë ditës së sotme janë stacionuar sërish deri në sqarimin e rrethanave”, raportoi gazetarja Dorians Bezat.

Shpërthimi ndodhi ditën e djeshme te “Komuna e Parisit”, në Tiranë, ku mjetit tip “Benz” me ngjyrë të zezë iu vu tritol teksa ishte i parkuar në minus dy kate brenda një qendre tregtare. Mjeti pësoi dëme materiale dhe gjithashtu një mjet pranë tij.

Prokurori Arjan Muça është aktualisht te Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa merret me dosjet e gjyqtarëve dhe prokurorëve, që kalojnë në Vetting.
Nuk dihet ende nëse shpërthimi ka qenë mesazh për vetë prokurorin, apo për bashkëshorten e tij, e cila është gjyqtare te Gjykata Administrative e Tiranës.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *