• |
ide | kryesore

Vdekjet nga Covid, jep dorëheqjen ministri i Shëndetësisë në Jordani

-Instant, Lajme, Planet



Nathir Obeidat, ministri i Shëndetësisë në Jordani, ka dhënë dorëheqjen pasi 6 pacientë të infektuar me Covid-19 humbën jetën në spital si pasojë e mungesës së oksigjenit. Ministri u largua pas kërkesës së kryeministrit të vendit Bisher al-Khasaëneh.

Dhjetra të afërm të pacientëve që humbën jetën u mblodhën të revoltuar përpara spitalit. Për të shmangur incidentet, forcat policore shkuan në vendngjarje. Nuk është e qartë përse oksigjeni u ndërpre, por për këtë ngjarje ka nisur një hetim. Ministri i Shëndetësisë tha se ndjente përgjegjësi morale për atë që ndodhi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *