• |
ide | kryesore

Jordania akuzon Izraelin për ‘krime lufte’

Lajme, Planet



Ministri i jashtëm jordanez, Ayman Safadi, ka bërë thirrje për një armëpushim humanitar në Gaza. Safadi ka thënë se përgjigja e Izraelit ndaj sulmeve të Hamasit nuk mund të ‘klasifikohet’ si vetëmbrojtje. Ministri i jashtëm i Jordanisë thotë se Izraeli po kryen “krime lufte”. Ai shton se me çdo raketë të lëshuar në Gaza dhe çdo fëmijë palestinez të vrarë, “i gjithë rajoni po fundoset në një det urrejtjeje që do të përcaktojë brezat që do të vijnë”.

Lexo edhe: “Të fokusuar në lirimin e pengjeve”/ Blinken: Izraeli të marrë çdo masë për të parandaluar viktimat civile

Safadi thotë se palestinezët dhe izraelitët “meritojnë të jetojnë në paqe me dinjitet, me siguri dhe liri nga okupimi dhe liri nga frika”. Ministri ka mbyllur fjalimin e tij, në konferencën ku merrte pjesë edhe sekretari i shtetit të SHBA-së Antony Blinken, duke theksuar se lufta nuk duhet të lejohet të “minojë gjithçka që është bërë për të sjellë paqe të drejtë në rajon”.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *