• |
ide | kryesore

“Nuk mendova kurrë të ikja”: Eriksen rimori Inter dhe kërkon titullin

-Instant, Sport



Nuk është ende një fazë varësie nga Eriksen, por është e qartë që Interi ka nevojë për mesfushorin danez tani. U pa kundër Atalantës kur mori vendin e Vidal, u kuptua përsëri në Torino kur zëvendësoi Gagliardinin. Kundër granatave, ish-mesfushori i Tottenham nuk ishte në gjendjen e tij më të mirë fizike, por dha kontributin e tij të çmuar: askush si ai, në këtë moment, nuk është në gjendje t’i japë Interit një kohë loje përpara kundërshtarëve të tyre. E gjithë kjo kur vetëm dy muaj më parë dukej si një trup i huaj: “Ishte viti më i vështirë dhe më impenjuesi – tha Eriksen për TV danez SportTv2. “Ishte me luhatje, por para së gjithash, tani ndjehem se jam duke rikuperuar fort. Në dhjetor isha plot mendime, por nuk doja të ikja në një fare mënyre. Me të vërtetë dëshiroja të luftoja për vendin tim, gjë që gjithnjë më është dashur ta bëj. Isha i sigurt se nëse do të vinte shansi im, ndoshta do të përpiqesha ta shfrytëzoja. Ndjej se kam bërë”.

Në rilindjen e tij ka brenda shumë punë, vetëmohim, seriozitet dhe madje edhe durim. Dhe ka madje edhe pak fat, atë që të jep, për shembull, topin perfekt për ta goditur në shtesë në një derbi: “Isha pak me fat. Gjithcka nisi me golin kundër Milan, njerëzit nisën të më shihnin ndryshe. Pas kësaj unë vërtet jam përmirësuar nga ndeshja në ndeshje. Jam i lumtur që shkoi kështu. Mendoj se ndëshkimi më ndihmoi. Ndihmoi mënyrën se si njerëzit i shikonin gjërat nga jashtë dhe unë provova se ende mund të luaj futboll mirë dhe mund të ekzekutoj një goditje dënimi, nëse është mundësia”.

Mënyra më e mirë për të hequr qafe dyshimet e kritikat: “Ka qenë një vit i vështirë mendërisht. Unë erdha për të luajtur futboll, dhe kur nuk të lejohet, është e bezdisshme. Jashtë fushës ishte absolutisht fantastike. Milano është një qytet i bukur dhe familja ime ndihet mirë. Vetëm në fushë diçka po mungonte. Të jesh lojtar i Interit ka qenë gjithmonë bukur, por padyshim që momenti më i mirë është të jesh në gjendje të luash pak më shumë. U tregova i aftë të izoloja veten dhe të përqendrohesha. Për një numër të pabesueshëm ditësh pas stërvitjes dhe ndeshjeve, unë stërvitesha më shumë. Një goditje e lirë, një gjuajtje në portë ose diçka tjetër, thjesht sepse kisha mundësinë të stërvitesha më shumë sepse nuk luaja shumë”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *