• |
ide | kryesore

Pikëpyetjet për Astra Zenecan, çfarë do diskutojnë ekspertët e OBSH

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Ekspertët e sigurisë së Organizatës Botërore të Shëndetit po përgatiten të takohen për vaksinën e koronavirusit të AstraZeneca, përhapja e së cilës është ndalur në disa vende evropiane për shkak të frikës nga mpiksja e gjakut.

Tre shtetet më të mëdha të BE – Gjermania, Italia dhe Franca – u bashkuan me të tjerët në pezullimin e të vaksinimit të hënën, duke i dhënë një goditje fushatës globale të imunizimit kundër një sëmundjeje që ka vrarë më shumë se 2.6 milionë njerëz.

Organizata Botërore e Shëndetësisë, AstraZeneca dhe Agjencia Evropiane e Barnave (EMA) kanë këmbëngulur se vaksina është e sigurt dhe se nuk ka asnjë lidhje midis vaksinës dhe mpiksjeve të gjakut të raportuara.

“Ne nuk duam që njerëzit të frikësohen dhe, për momentin, do të rekomandonim që vendet të vazhdojnë vaksinimin me AstraZeneca”, tha të hënën shefi i shkencës së OBSH, Soumya Sëaminathan.

“Deri më tani, ne nuk gjejmë ndonjë lidhje midis këtyre ngjarjeve dhe vaksinës.”

EMA tha në një deklaratë se “ mijëra njerëz pësojnë mpiksje gjaku çdo vit në BE për arsye të ndryshme” dhe se numri i incidenteve tek njerëzit e vaksinuar “duket se nuk është më i lartë se ai që shihet në popullatën e përgjithshme”.

Në një deklaratë, EMA “përfitimet e vaksinës AstraZeneca në parandalimin e Covid-19, me rrezikun e lidhur të shtrimit në spital dhe vdekjen, i tejkalojnë rreziqet e efekteve anësore”.

Ekspertët e OBSH dhe EMA të martën do të diskutojnë veçmas të dhënat nga vaksinimet me AstraZeneca dhe rregullatori evropian do të mbajë një takim të jashtëzakonshëm të enjten për të vendosur për ndonjë veprim të mëtejshëm.

Ekspertët kanë thënë se numri i mpiksjes së gjakut dhe rasteve të trombocitopenisë – një gjendje më e rrallë në të cilën njerëzit nuk prodhojnë trombocite të mjaftueshme – tek njerëzit që janë vaksinuar nuk është më i lartë se në popullatën që nuk ka marrë vaksinë.



2 Comments

  1. Ne filim le te na tregojne lidhjen midis vdekkeve te deklaruara dhe Covid pasi askush nuk ka vdekur ekskluzivisht nga virusi. Te pakten nuk eshte vertetuar shkencerisht se si ndikon ky virus ne organizem. Kujtojme edhe thirjet e rekomandimet e OBSH per te mos kryer autopsine e viktimave te deklaruara nga Covid.
    Me pas te vertetojne shkencerisht se si vepron kjo vaksina e paprovuar me pare, qe me fakt eshte terapi me gene, dhe cfare efektesh ka ajo ne planin afatgjate.
    Te vertetojne shkencerisht se si duke e detyruar trupin njerezor te prodhoje disa proteina qe nuk i prodhon ne menyre natyrale, nuk kemi te bejme me nje modifikim gjenetik ose thene ndryshe nje mutacjon te njeriut.
    Ne fund te na shpjegojne shkencerisht pse kur nje vaksine qe nuk na mbron nga infektimi apo nga mundesia per te infrktuar te tjeret pasi e kemi marre duhet bere. Keto deklarime qe mund te infektohesh dhe te infektosh edhe te tjeret edhe pasi ke marre vaksinen i ka bere bere vete OBSH, EMA dhe FDA.
    Po tu dale koha te na shpjegojne shkencerisht se pse kompanite prodhuese, me kontrate, nuk mbajne pergjegjesi morale dhe materiale per pasojat negative nga keto vaksina si dhe pse te gjitha kontratat jane sekrete. Nuk po flas per cmimin e blerjes, fshiheni cmimin, por nenet e tjera..

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *