• |
ide | kryesore

Shkelën masat anti-Covid/ Gjobiten rreth 800 qytetarë (VIDEO)

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit

Policia njoftoi se gjatw 24 orwve tw fundit ka ndëshkuar me gjobw 790 shtetas, pasi janë konstatuar duke shkelur masat anti-Covid.


Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me gjobw 3.000 lekë, 689 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.


Njoftimi i policisë: 

Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, vijojnë kontrollet në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masave për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, Patrullat e Përgjithshme kanë evidentuar dhe ndëshkuar me masë administrative 3.000 lekë, 689 shtetas që janë konstatuar pa maskat mbrojtëse.

Shërbimet e Policisë Rrugore kanë ndëshkuar me të njëjtën masë administrative, 101 shtetas që udhëtonin në mjete private me persona me të cilët nuk kishin lidhje familjare apo në mjetet e transportit publik, pa vendosur maskat mbrojtëse.

Në zbatim të masave anticovid, Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve që të respektojnë orën policore, të vendosin maskën dhe të ruajnë distancimin social, ndërsa subjektet tregtare, lokalet dhe restorantet të respektojnë protokollet e sigurisë dhe orarin e mbylljes, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu