• |
ide | kryesore

Policia në dy ditë: 3000 gjoba shoferëve, 9 arrestime

-Instant, Arkiva, Lajme, Të fundit



Policia njoftoi se gjatë 48 orëve të fundit, në të gjithë vendin janë arrestuar 9 drejtues mjetesh, 4 prej tyre në gjendje të dehur, 3 pa leje drejtimi dhe 2 për shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Janë pezulluar 98 patenta , nga të cilat 76 për shpejtësi mbi normat e lejuara dhe 22 për drejtim mjeti nën efektin e alkoolit.

Gjithashtu janë vendosur 3088 gjoba për shkelje që janë burim për përfshirje në ngjarje rrugore.

Detaje nga policia: 

?834 masa administrative për parakalime të gabuara.

?748 masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit.

?846 masa për shpejtësi mbi normat e lejuara.

?453 masa për mospërdorimin e rripit të sigurimit.

?178 masa për mosvendosjen e kaskës mbrojtëse.

?29 masa për shkelje të semaforit.



2 Comments

  1. Ethet e fushates, nevojat per para te thata per te blere vota, perkthehen ne gjoba, gjoba ,gjoba.

    Eshte kthyer ne shtet gjobvenes. ku shkojne ato para, per biftek 1000 euro ne Dubai apo per

    ne hotelet e Barcelones 1000 euro nata apo per tu blere voten fakirave. Dileme e madhe.

  2. Detaje nga të pathënat e policisë:

    39 aksidente vetëm sot në të gjithë vendin si pasojë e mungesës së policisë…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *