• |
ide | kryesore

U plagosën mbrëmë në Shkodër, arrestohen dy vëllezërit Doçaj

-Instant, Lajme, Të fundit



Dy vëllezërit Marjan dhe Hoten Doçaj, të cilët kanë mbetur të plagosur mbrëmë në Bardhaj të Shkodrës gjatë shkëmbimit me armë zjarri, janë arrestuar në spital. Policia njofton se është shpallur në kërkim nga policia autori Besmir Perkola. Arrestimi i tyre është bërë në kushtet spitalore në spitalin e Traumës në Tiranës, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Motivi i kësaj plagosjeje mbetet ende i paqartë, pasi edhe dy vëllezërit e plagosur në deklarimin për policinë kanë thënë se nuk kanë konflikt me asnjë. Burime nga policia njoftojnë se ka dyshime të forta se mbasi shtetasi Besfort Perkola ka qëlluar drejt tyre me automatik kallashnikov, dy vëllezërit i janë përgjigjur të shtënave, duke qëlluar edhe ata me pistoletë. Në vendin e ngjarjes policia ka gjetur gëzhoja plumbash nga armë të ndryshme të kallashnikovit që dyshohet se ka pasur Perkola dhe gëzhoja pistolete afër mjetit tip Audi pa targa në të cilin ndodheshin dy vëllezërit Doçi.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *