• |
ide | kryesore

Kylie sërish në qëndër të kritikave

-Instant, Paparazzi, Slider



Kylie Jenner është “kryqëzuar” sërish nga rrjeti për veprimin e saj të fundit në rrjete sociale.

Duke qenë se miku i saj grimier, Samuel Ruda, u përfshi në një incident serioz dhe iu nënshtrua një operacioni javën e kaluar, Kylie kërkoi ndihmë për mikun e saj.

Kylie ndau një link të “GoFundMe” ku njerëzit mund të kontribuonin për grimierin dhe ndjekësve kaq iu desh! Ata iu kundërvunë 23-vjeçares, duke u shprehur se Kylie me aq shumë para në bankë, i kërkonte të tjerëve të ndihmonin mikun e saj, kur mund ta bënte vetë.

Njerëzit reagojnë keq: Kylie, me $900 milionë, u kërkoi

“Pse Kylie Jenner kërkon donacione për të financuar operacionin e artistit të saj të makeup-it kur është një miliardere,”- shkroi dikush në Twitter.

“Nëse do të isha aq e pasur sa Kylie Jenner, nuk do t’u kërkoja njerëzve në internet të dhuronin për operacionin e trurit të mikut tim, por mesa duket jemi rritur ndryshe,”

“Si ndodhi që Kylie nuk e paguan artistin e saj të makeup-it aq sa të përballojë një operacion 60,000 dollarë? Kjo është pyetja. Biznesi i saj është makeupi. Ai është grimieri i saj. Ai nuk i sjell miliona,”- ishin disa prej komenteve në Twitter.

Njerëzit reagojnë keq: Kylie, me $900 milionë, u kërkoi

Njerëzit reagojnë keq: Kylie, me $900 milionë, u kërkoi



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *