• |
ide | kryesore

Mbërrin Sputnik V/ Tirana i bie nga Emiratet për vaksinën ruse

-Instant, Arkiva, Kryesore, Lajme



Me sa duket qeveria shqiptare i ka ndejtur besnike shprehjes së kryeministrit Rama, se oferta e Rusisë për ta furnizuar Shqipërinë me vaksina ishte po aq qesharake sa një skeç i portokallisë. Për të çpuar shqiptarët me Sputnik V Tirana i ka rënë nga Emiratet. Dhe sot falë bujarisë së princit të Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed, ministrat Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj kanë pritur në Rinas 10 mijë doza me Sputnik V.

Por kjo dërgesë ardhur së fundi ngre një pikpyetje: A ka qenë vendimi i Ramës për të mos pranuar ofertën ruse një vendim gjeopolitik, apo shefi i qeverisë është nisyr nga kriteri bazë i ruajtjes së shëndetit të njerëzve. Pse Rama e refuzoi në fillim të këtij viti vaksinën ruse dhe për çarsye ai po e pranon atë tani? A i duhet lënë përgjegjësia për këtë vonesë në vaksinimin e popullatës komitetit të ekspertëve, apo vendimarrjes së qeverisë?

Lexo me tej:

Rama duhet të ulë kokën para vaksinave kineze dhe ruse

Historia nisi me një retëeet të drejtorit të komunikimit në kryeministri, Endri Fuga, i cili komentonte në profilin e Presidentes së Komisionit Europian Ursula Von Der Leyen me shpresën se BE do ta korrigjonte vendimin për ta lënë Ballkanin Perëndimor pa vaksina.

Mesazhi i Fugës u shfrytëzua nga ambasada ruse për të bërë ofertën e saj për furnizimin e Shqipërisë me vaksina.

I nderuar z. Endri Fuga,
Ju bëjmë me dije se Fondi Rus i Investimeve Direkte (https://rdif.ru/Eng_Index/) është autorizuar të zhvillojë negociata me vendet, të cilat janë të interesuara për të blerë vaksinat kundër COVID-19. Nuk kemi dyshime se Rusia është e gatshme të sjellë vaksinën e saj “Sputnik-V” edhe në Shqipëri. Vaksinimi me “Sputnik-V” tashmë filloi në Rusi dhe në Argjentinë, ndërkohë më shumë se 50 vende kanë aplikuar për të blerë 1,2 miliard dozë të preparatit. Në çdo rast, e përsërisim informacionin e postuar më parë për karakteristikat dhe avantazhet e saj në krahasime me një serë vaksinash të tjera.

Ndryshon qëndrimi për vaksinën ruse/ Si e refuzoi Rama një muaj më parë

Por oferta ruse u refuzua pa mëdyshje nga Rama gjatë një konference për shtyp me gazetarët në ditët e fundit të dhjetorit.

“Kam menduar që ka qenë një meme, ajo që pashë që ambasada e Rusisë kishte postuar nga Tëitter Drejtorit të Komunikimit (Endri Fugës), retëeet të shefes së Komisionit Europian. Për një shtet serioz është krejtësisht e papërshtatshme që të bëjë provokime të tilla dhe kur them provokim nuk po i paraprij ndonjë demarshi pranë shtetit rus, sepse ky është provokim qesharak dhe nuk është mirë që një vend serioz si Rusia të bëhet qesharake përmes këtyre lloj postimeve dhe një ambasadë si ajo ruse, që është një ambasadë e rëndësishme të sillet sikur është një seksion i Portokallisë, apo një konkurrent i Portokallisë. Shpreh keqardhje për këtë sepse nuk shoh arsye që ambasada e Rusisë të përfshihet në prodhimin e memeve”, u shpreh Rama.  Menjëherë ambasada u kundërpërgjigj me një reagim ku theksohej se vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, është interpretuar si veprim provokues dhe kjo, sipas tyre, ishte e pakuptueshme.

“Na vjen keq që vullneti i mirë i Rusisë, i shprehur publikisht, interpretohet si veprim provokuese. Është e vështirë të kuptohet pse Kryeministri i nderuar i Shqipërisë z. Edi Rama u mërzit kaq shumë nga komenti i Ambasadës së Rusisë në faqen e saj në Facebook, më 28 dhjetor të këtij viti.

Në komentin e Ambasadës bëhej fjalë për gatishmërinë e institucionit rus të autorizuar – Fondit të Investimeve Direkte – për të shqyrtuar aplikimet nga çdo vend i interesuar për blerjen e vaksinës ruse kundër koronavirusit, përfshirë Shqipërinë. Në Rusi nuk ka dyshime se bashkimi i përpjekjeve të të gjitha shteteve, që kanë kryer kërkime shkencore dhe kanë teknologjitë përkatëse, do të ndihmojë njerëzimin të kapërcejë këtë fatkeqësi dhe të kthejë qytetërimin në rrugën e zhvillimit të qëndrueshëm. Në të njëjtën kohë, Moska nuk u vë asnjë kusht partnerëve potencialë”, thuhet në reagimin e ambasadës ruse.

Fill pas këtij komunikimi, që u konsiderua një provokim nga pala shqiptare ndodhi edhe shpallja non grata e një diplomati rus, i cili sipas Ministrisë tonë të  Jashtme nuk respektonte rregullat e pandemisë dhe për të cilin ishin dhënë disa ankesa në ambasadën ruse. Kjo e fundit mohoi të kishte marrë ankesa dhe dërgoi një notë proteste, ku mes të tjerash u ankua për publikimin e emrit të diplomatit.

Por pas këtij rasti që nuk është i vetmi kur goja flet para mendjes gjërat filluan të ndryshonin. Në fillim të shkurtit në revistën prestigjoze Lancet u botua studimi me 19 800 persona ku theksohj se Sputnik V ishte  91.6% efektive kundër Covid-19.

Studimi/ Vaksina Sputnik V e Rusisë është 91.6 % efektive

 Pastaj dalë ngadalë edhe vende të veçanta të BE filluan ta përdorin vaksinën ruse pa pyetur për vendimarrjen e Brukselit. Fillimisht  kryeministri hungarez Orban u tall me partnerët e tij duke u vaksinuar publikisht me rusen Sputnik V.

Në mars, Danimarka dhe Austria, u ndanë nga politika e përbashkët e BE duke planifikuar krijimimin e një marëveshje për një vaksinë të re së bashku me Izraelin. Kancelari austriak, Sebastian Kruz deklaroi në fillim të javës se vendi i tij “nuk duhej të varej vetëm nga BE-ja për krijimin e vaksinave të gjeneratës së dytë”. Ndërsa homologu i tij sllovak, vendi i të cilit ka regjistruar një nga vdekshmëritë më të larta prej Covid- 19, priti në Sllovaki të mërkurën dy milionë vaksina Sputnik V. “Eshtë e drejtë të blejmë këtë vaksinë, sepse Covid 19 nuk e njeh gjeopolitikën” u tha qytetarëve të vet kryeministri sllovak Igor Matoviç. Ndërsa tani lajmi se Sputnik V mund të prodhohet edhe në Itali apo Gjermani nuk përbën më çudi. Sëe fundi edhe kancelarja merkel deklaroi se Gjermania do të veprojë në mënyrë unilaterale nëse autoritetet e Brukselit vonohen me miratimin e vaksinës ruse. 

Në 11 mars me një akt normativ,  qeveria i hapi rrugë marrjes së vaksinës kineze dhe ruse. Ministrja e Shëndetësisë Manastirliu u shpreh në një intervistë për Neës24 se komiteti kishte miratuar marrjen e vaksinave ruse dhe kineze dhe ishin në pritje të mendimit të ekspertëve: “Komiteti i imunizimit ka bërë një vlerësim për vaksinat. Është një komitet i imunizimit i cili vlerëson dhe rekomandon për qeverinë përdorimin. E bëjnë për çdo vaksinë. Ata e kanë këshilluar pikërisht Ministrinë e Shëndetësisë dhe ky vendim i tyre ka kaluar dhe në komitetin e ekspertëve për të bërë vlerësimin dhe të vaksinave të tjera. Ne kemi filluar punën për të hapur rrugën”.

Me kaq cirku dukej sikur mori fund. Një ofertë që Rama e kishte refuzuar politikisht, po shitej sikur po i hapni rrugë ekspertët duke lënë idenë se ishin ata që e kishin penguar.

Vetëm 10 ditë më vonë në Rinas mbëritën vaksinat e para Sputnik V. Si dhuratë nga Emiratet e Bashkuara ndërkohë që nga Rusia një negociatë ishte ofruar që në fund të dhjetorit. Askush nuk i del për zot kësaj vonese. Madje as faktit se në një vend ku vaksinat mungojnë u vonua aq shumë procesi i vaksinimit pasi batutat pr portokalinë u vlërësuan më shumë se shpëtimi i jetëve.  

©Lapsi.al



15 Comments

  1. haahahha Lapsi si thote i bie nga Arabia? o Lapsi thyer jane dhurate, edhe sjane te blera, apo kaq duan keta komentusit e tu me dy fara luledielli te papjekura , fillojne edhe ulerasin

    1. Shume bujar ky princi i emirateve, po dhuron pa i kerkuar kush e spo kerkon gje mbrapsh.
      Mjaft i suksesshem efekti i joshjes se delegacionit eskorte te nusretit.

        1. epo turko-arabet me shqiperise me ne krye ramazanin e kryeministrise qe e duan shume sorrosin edhe netanjahun
          nuk u pelqen vaksina ruse
          megjithese rusia ua mbushi barkun me buke i beri me farbrika unviersitete kinostudio e ushtri
          edhe ceshte me e rendesishmja i mbrojti kur amerika me angline e bishtat e tyre ne evrope benin llogari ti ndanin midis greqise edhe jugosllavise gjate edhe pas L2B.
          Po si popull mosmirenjohes a kemi ndonje rruge stalin apo edhe mao per ndihmen qe na dhane kinezet? Jo por kemi rruge me emrat e gjithe zagareve qe ka sjelle rruga keto 30 vjet ketej nga ne.
          Megjithate lavjeresi i historise po kthehet ne te kundert. Se historia nuk eshte karroce me rrote sic themi ne por ore zviceriane. Prandaj behuni gati te lepini ato qe peshtyte keto 30 vjet.

  2. Akoma mereni me gerdallen e Surrelit amon, ate gomar po te pyesesh se qar ke then dje per opoziten legjitime s din gje e jo me sa her ne dite ja fut pordh me rigon mbaka mend gje ehuuuuu??

  3. Nje sqarim te vogel per Lapsin : Vaksinat jane marre jo nga Arabia Saudite por nga Emiratet e Bashkuara

    Arabe nje shtet ne Gadishullin Arabik me kryeqytet Abu Dhabi dhe me nje qytet te rendesishem sic eshte

    Dubai ku edhe u be darka e famshme e Nusretit me 1000 euro bifteku nga sheiket rilindas mes te cileve

    edhe “Tigri” Ahmetaj qe nje zot e di cpune ka ai per te pritur vaksinat ne aeroport.

    Pastaj shoku Rame pat deklaruar se pa u certefikuar nga Agjensia Europiane e Barnave (EMA) ato num

    mund te perdoren, ndersa tani qe i ka certefikuar agjensia rilindase e barnave do te perdoren.

    1. Me duket shume e qarte se sterilizimi I poullsise shqiptare me vaksinen ruse do te te vazhdoje me qellim qe shiqiptart te mos lindin sepse rilindja eshte e betuar te nazhduk

  4. Ky tall trapin me shqiptaret nga mengjesi ne darke dhe mire ua ben se jane dele e lope, cfaredo tu thuash e tu besh po te mullari i PS do vene

  5. Deri dije i kundershtoi vaksinar ruse e sot del e i pret , kur qenkan te mira perse nuk pranoi qe 5 muaj me pare , kesaj i thon o fole e mba , o dhit e ha , ky me ket agronin e par ne koment zgjodhen te dyten

  6. Arabia Saudite o Emiratet prapë arabë janë!!!Problemi është se është vaksinë ruse e dhuruar nga arabë.Pra kanë dhënë gishtin e të marin krahun.E ky antishqiptari e ka mendjen te zgjedhjet dhe allishverishet personale.

  7. Skenari është i qartë: Basha humb zgjedhjet, Meta jep dorëheqjen nga posti i Presidentit dhe merr drejtimin e opozitës, për të shërbyer dhe si mburojë për Berishën dhe familjen e tij përballë drejtësisë. Një skenar që shoqërohet dhe me sulme ndaj drejtësisë së re si të kapur nga Edi Rama dhe të bërë posaçërisht “për të goditur” Berishën dhe Metën.

    Lidershipi i PD i Berishës dhe ai i LSI tërësisht i varur nga Meta e deklarojnë përditë një gjë të tillë, se është “Ramareforma” kjo që po aplikohet në Shqipëri dhe aspak drejtësia e re e cila ka dështuar sipas tyre! Madje u bëjnë thirrje dhe ambasadorëve që të mos mbështesin më Edi Ramën. Kjo është situata e opozitës 29 vjet pas tores së parë dhe të vetme përballë PS. Më shumë se sa për të tuar zgjedhjet, Berisha dhe Meta po përgatiten për një “puç” ndaj Bashës, që ta largojnë nga drejtimi i PD më 26 prill.Kur nuk i kishim vaksinat pse nuk kemi,kur i kemi pse i kemi,shpellkare byrektoriste qe bashke me lulzime salih basha nuk dine ku jane kur komentojne

  8. Si gjeli maje plehut ky Ram na u mburr,
    “vaksinat e Rusise jo nuk i marrim kurr”
    …por si shpesh e shpesh here ky djale,
    ul squpin ne Mut, e fut bishtin nder shale,

    si dikur kur prap si gjeli pati bertit
    “Gazetarin e BILD une e kam padit”
    si Muti ne shi mbeti Edi Rama Idiot,
    kur doli se per ate Padi ja kish fut kot,

    ky eshte pra Ed Rama rrenacaku legen
    pa rrena e pa dokrra dot as gjumi s’e zen!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *